Flash

Tirana prodhon 30% të mbetjeve të vendit, rreth 258 mijë ton

Lapsi.al 4 September 2025
Tirana prodhon 30% të mbetjeve të vendit, rreth 258 mijë ton

Kryeqyteti gjeneroi në vitin 2024 mbi 257 mijë tonë mbetje duke u bërë kështu bashkia me rekordin e mbetjeve për frymë në vit në vend. Të dhënat e fundit nga institucionet tregojnë se Tirana gjeneroi 14.52 kg mbetje për frymë në ditë ndërkohë që pas saj vjen Durrësi me 5.02 kg. Të dyja bashkitë kanë nivele jashtëzakonisht të larta madje Tirana qëndron gati 10 herë më shumë se mesatarja e vendeve të Bashkimit Europian dhe këtë e citon edhe raporti i Agjencisë Kombëtare të Mjedisit.

“Përsa i përket sasive të mbetjeve për banore në ditë (kg/banorë/ditë), Tirana rezulton si bashkia me gjenerimin më të lartë për frymë, me 14.52 kg/person/ditë, ndjekur nga Durrësi me 5.02 kg/person/ditë.

Të dyja vlerat janë shumë mbi mesataren e çdo vendi europian (1,3-1,8 kg/person/ditë). Në tabelën e mëposhtme jepen sasitë e mbetjeve kg/banorë/vit për dhjetë bashkitë që kanë gjeneruar me shume mbetje gjatë 2024”, thuhet në raport.

Në 10 bashkitë më të mëdha raporti vlerëson se në vend të tretë ishte Fieri me 1.61kg për frymë në ditë dhe pas saj Vlora me 1 kg për frymë në ditë. Bashkia me më pak mbetje të gjeneruara ishte Berati me 0.6 kg mbetje për frymë në ditë.

Tirana sipas të dhënave zyrtare gjeneron rreth 30% të mbetjeve në nivel kombëtar që i korrespondon një shifre rreth 258 mijë ton. Bashkia e dytë është Durrësi, me 67,564 ton. “Kjo tregon një përqendrim të lartë të gjenerimit të mbetjeve në kryeqytet dhe në Durrës, si zona me aktivitetin më të madh ekonomik në vend.

Vlora, Fieri dhe Shkodra janë tre bashkitë e tjera që kanë nivele të konsiderueshme të gjenerimit të mbetjeve, ndonëse më të ulëta se Durrësi. Kjo përkon me faktin se këto bashki kanë një aktivitet ekonomik më të zhvilluar krahasuar me pjesën tjetër të vendit” thuhet në raport.

Në total për vitin 2024, janë menaxhuar rreth 870,883.59 ton mbetje në gjithë vendin, një shifër kjo me rritje krahasuar me vitin 2023, ku ishin menaxhuar 820,322 ton mbetje. Tre bashki urbane, përkatësisht Tirana, Fieri dhe Saranda, raportojnë se shërbimi i pastrimit të mbetjeve mbulon 100% të territorit.

Ndërkohë, tre bashkitë rurale me mbulimin më të ulët të territorit me shërbim mbledhjeje mbetjesh janë Fushë Arrëzi, Hasi dhe Memaliaj, përkatësisht me 22%, 35.2% dhe 50%. Vetëm 26 bashki kanë raportuar mbi menaxhimin e mbetjeve inerte. Saranda, Elbasani dhe Durrësi janë bashkitë me sasitë më të mëdha të mbetjeve inerte nga ato që kanë raportuar. Bashkia e Tiranës nuk ka raportuar për mbetje inerte./Monitor

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e enjte

Vendi ynë që në orët e para të mëngjesit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta të cilat pritet të jenë dominante përgjatë gjithë 24-orëshit. Gjitha...

07:23

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI