Protestuesit vijojnë marshimin drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” dhe Kryeministrisë, pasi u larguan nga zona e Ministris&eu...
16:36
Sylvinho provon lojtarët, Broja parakalohet nga Daku: Shqipëria sfidon Gjibraltarin
Lapsi.al 4 September 2025
Kombëtarja e Shqipërisë zbret sot në fushë për një miqësore që ka më shumë rëndësi se sa duket. Në orën 18:00, në stadiumin “Europa Point”, kuqezinjtë përballen me Gjibraltarin – një ndeshje që shërben si provë gjenerale për sfidën vendimtare ndaj Letonisë më 9 shtator. Trajneri Sylvinho ka përgatitur një plan të qartë dhe synon të vë në provë lojtarët dhe skemën taktike para fillimit të kualifikimeve.
Debutime dhe sfida për minutat e lojës
Për herë të parë në histori, Shqipëria ndeshet me Gjibraltarin. Ky rival nuk është në nivelin e skuadrës kryesore, por ofron mundësi të shkëlqyera për të testuar talentët e rinj dhe lojtarët që nuk kanë marrë shumë minuta më parë. Broja kërkon kohë në fushë, por mungesa e aktivizimit me Burnley e bën të vështirë që të luajë dy ndeshje brenda pesë ditësh. Daku pritet të udhëheqë sulmin, ndërsa debutimi i Cristian Shpendit mund të jetë surpriza e ndeshjes. Hoxha, Bajrami dhe Asani janë në garë për dy vende në sulm, me brazilianin Sylvinhon që mund të shohë edhe alternativa të reja.
Strakosha do të qëndrojë në portë, duke garantuar stabilitetin. Në krahë të prapavijës, Balliu dhe Aliji mund të shkaktojnë surpriza duke zëvendësuar Hysajn dhe Mitajn. Kumbulla dhe Gjimshiti, të cilët pritet të startojnë titullarë, mund të alternohen me Ajetin dhe Kacurrin, duke ofruar freski dhe variacion në mbrojtje. Për djaloshin e Arsenal do të ishte debutimi me fanellën kuqezi.
Mesfusha: themeli i skuadrës
Shehu dhe Asllani janë të vendosur në qendër të mesfushës, duke siguruar kontrollin e lojës. Berisha mund të marrë fanellën e titullarit, i favorizuar ndaj Laçit, ndërsa Pajaziti pritet të hyjë nga pankina për të shtuar mbështetje dhe energji të freskët.
Synimi: përgatitja për Letoninë
Miqësorja me Gjibraltarin nuk është thjesht një ndeshje testuese. Ajo është një provë e drejtpërdrejtë për sfidën vendimtare në Tiranë pesë ditë më pas, ku kuqezinjtë synojnë një hap të rëndësishëm drejt kualifikimit për Botërorin 2026. Takimi me Letoninë është thelbësor për të shkuar në pozita të forta në Serbi në tetor, ku do të luhen 90 minutat përcaktuese kundër serbëve.
Momente tensioni dhe dhune kanë ndërprerë ndeshjen mes Real Alianza Cataquera dhe Deportivo Quique, e drejtuar nga gjyqtarja Vanessa Ceballos, e cila u qëllua m...
Pas barazimit kundër Maqedonisë dhe fitores ndaj Uellsit, Belgjika e trajnerit Rudi Garcia kthehet në fushë në prag të dy angazhimeve të ardhshme të vlefshme pë...
Santiago Gimenez është qendërsulmuesi i Milanit për sezonin 2025/26, por gjatë gjithë verës pozicioni i tij në qendër të sulmit të Massimiliano Allegrit ka qenë...
Ai mbeti te Liverpool dhe vendosi ndeshjen e parë të kampionatit me një gol pak para fundit. Por për sezonin e dytë radhazi nuk do të luajë në Champions League,...
Skuadrat izraelite do të mund të vazhdojnë të luajnë në garat e UEFA-së pa rrezikun e përjashtimit. Është vendimi përfundimtar i Aleksander Ceferin, i cili e mb...
Një festë sportive është shndërruar në tragjedi në Brazil. Me rastin e një ndeshjeje futsali të vlefshme për Jogos da Semana da Pátria de 2025, aktivitet që zhv...
"Nuk ndjej faj, mundohem të bëj më të mirën, kam një staf të shkëlqyer që punon çdo ditë në Federatë". Sylvinho heq nga supet çdo përgjegjësi për largimin e Adr...
Ardian Bajrami dhe zgjedhja e tij për të mos përfaqësuar më Shqipërinë por Zvicrën ka qenë pjesë më e rëndësishme e vigjiljes së miqësores me Gjibraltarin. Zgje...
Skandal në futbollin brazilian, ku tre futbollistë shumë të rinj të Atlético Clube Goianiense u pushuan menjëherë nga shoqëria e tyre pasi kishin ndarë në rrjet...
Goditja fantastike e Dominik Szoboszlai i dhuroi Liverpool kreun e Premier League, por ngriti edhe një çështje interesante nga Michael Owen. Ish-sulmuesi, fitue...
E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë
Veliaj bëhet anëtari i parë i kupolës së lartë të PS që pohon me gojën plot se kryeministri e përdor drejtësinë e re, SPAK-un dhe gjykatat, si armë për eleminimin e aleatëve apo kundërshtarëve të tij politikë
Një jetë kushtuar futbollit ishte ajo e Bismarck, futbollistit 36-vjeçar që humbi jetën gjatë natës në rrethana ende të paqarta në Brazil. Mesfushori u vra pasi u qëllua disa herë me armë zjarri.
Cristiano Ronaldo ka njoftuar largimin nga kombëtarja dhe Federata Portugeze e Futbollit ka reaguar me këtë komunikatë: “Federata Portugeze e Futbollit shpreh mirënjohjen e saj më të thellë dhe të përhershme për kapitenin e saj të përjetshëm".