Flash

Tragjedi në Lisbonë/ Tramvaji del nga shinat, 15 viktima dhe 18 të plagosur (VIDEO)

Lapsi.al 3 September 2025
Tragjedi në Lisbonë/ Tramvaji del nga shinat, 15 viktima dhe 18

Tramvaji ikonik “Gloria” i Lisbonës, i cili është shumë i njohur për turistët, doli nga shinat dhe goditi një ndërtesë, duke shkaktuar humbjen e jetës së të paktën 15 personave dhe plagosjen e 18 të tjerëve.

Ai lidh lagjet “Restauradores” dhe “Príncipe Real” të Lisbonës dhe është mjaft i frekuentuar. Sipas raportimeve, 5 nga të plagosurit janë në gjendje të rëndë, ndërsa 13 të tjerët, përfshirë një fëmijë, janë plagosur lehtë.

Byroja e Parandalimit dhe Hetimit të Aksidenteve Ajrore dhe Hekurudhore (GPIAAF) njoftoi se do të nisë një hetim për ngjarjen. Tramvaji, me një kapacitet deri në 42 persona dhe është një nga simbolet e Lisbonës dhe tërheq shumë turistë që vizitojnë qytetin.

Kryetari i bashkisë së Lisbonës, Carlos Moedas foli me gazetarët në vendin e aksidentit, duke thënë se "është një ditë shumë e vështirë për të gjithë ne". Ai shprehu ngushëllimet e tij familjeve të viktimave dhe shtoi: "Lisbona është në zi, është një moment tragjik për qytetin tonë". ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI