Flash

Rama: Ai që e vjedh ujin do penalizohet me burg!

Lapsi.al 3 September 2025
Rama: Ai që e vjedh ujin do penalizohet me burg!

Kryeministri Edi Rama paralajmëroi masa të ashpra ndaj atyre që vjedhin ujin në vend, duke theksuar se në fazën e dytë të reformës së shërbimit të ujit do të vendoset “vija e kuqe” mes atyre që paguajnë dhe atyre që abuzojnë me këtë shërbim.

“Ai që paguan ka të drejtën të vëri kujën se pse nuk e merr ujin. Ndërsa ai që e vjedh ujin duhet të penalizohet me heqje lirie, siç ndodhi me ata që vjedhin energjinë elektrike”, tha Rama. 

Rama paralajmëroi krijimin e një task force kombëtare për ujësjellësin, e ngjashme me atë të energjisë, për të mbrojtur interesat e shumicës që paguajnë rregullisht për ujin dhe për të ndëshkuar pakicën që abuzon.

Edi Rama: Çfarë po bëjmë me këtë fazë të dytë të reformës është të garantojmë në shërbimin me ujë suksesin që garantuam me shërbimin me energji elektrike. Dhe siç sot furnizimi me energji elektrike nuk është më një problem, nuk është më pasiguri ankth apo alarm, ashtu të jetë në Shqipërinë 2030 furnizimi me ujë. Njësoj siç bëmë me energjinë, ka ardhur koha që të bëjmë me këtë Operator Kombëtar, i cili do të jetë sinergjia e  15 shoqërive ekzistuese dhe me organet e tjera ligjzbatuese vendosjen e vijës së kuqe që fatkeqësisht bashkitë nuk e vendosën asnjëherë mes atij që paguan dhe atij qe vjedh ujin. Ai që paguan ka të drejtën të vëri kujën se pse nuk e merr ujin. Ndërsa ai që e vjedh ujin duhet të penalizohet me heqje lirie, siç ndodhi me ata që vjedhin energjinë elektrike. U tregua një përrallë e gjatë që u kthye në një të vërtetë që iu hoq liria atyre që nuk paguan energjinë. Jo nuk është e vërtetë. Atyre iu pre energjia se një gjë është të mos e paguash dhe një gjë është ta vjedhësh. Siç krijuam Task forcën e energjisë, do krijojmë edhe atë të ujit në nivel kombëtar. Do punojmë fort që të respektojmë shumicën e popullit që paguan rregullisht ujin dhe që meriton shërbim më të mirë. Nuk mundet që shumica të paguajë edhe për pakicën dhe të vuajë se pse një pakicë do të marrë qyl një mall që ka koston e vet.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Vendi ynë në orët e para të mëngjesit dhe mesditës parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku herë pas here pritet zhvillim i tyre duke g...

07:18

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI