Flash

PAMJET/ Jahti luksoz 1 milion dollarësh mbytet 15 minuta pas lëshimit të parë në det

Lapsi.al 3 September 2025
PAMJET/ Jahti luksoz 1 milion dollarësh mbytet 15 minuta pas lëshimit

Një jaht luksoz, i vlerësuar rreth 700 mijë paund, u fundos vetëm disa minuta pasi u lëshua për herë të parë në det, pranë brigjeve të Zonguldakut, në veri të Turqisë. 

Pamjet e filmuara me telefon tregojnë momentin dramatik kur jahti i quajtur “Dolce Vento” u përmbys dhe u zhyt në ujë vetëm 15 minuta pas nisjes së udhëtimit të parë.

Fillimisht lëshimi i tij në det u duk i suksesshëm, por pak sekonda më vonë, jahti filloi të anohej rrezikshëm. Në bord shpërtheu paniku, ndërsa anija vazhdonte të humbiste ekuilibrin dhe më pas u fundos plotësisht. Një prej personave u filmua teksa mundohej të ngjitej mbi mbeturinat e anijes së zhytur.

Sipas raportimeve, jahti ishte 24 deri në 30 metra i gjatë, ndërtuar në kantierin Med Yilmaz Shipyard dhe i dorëzuar së fundmi pronarit nga Stambolli. Fatmirësisht, askush nuk humbi jetën.

Pronari i jahtit, kapiteni dhe dy anëtarë të ekuipazhit arritën të notonin drejt bregut dhe dolën të padëmtuar.

Ekspertët sugjerojnë se shkaku më i mundshëm lidhet me probleme stabiliteti, të shkaktuara nga llogaritje të gabuara të “lartësisë metacentrike” të jahtit – një element kyç në projektimin e anijeve. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI