Flash

Kërcënoi se do hidhte në erë ndërtesën me bombola gazi, arrestohet shqiptari në Itali

Lapsi.al 3 September 2025
Kërcënoi se do hidhte në erë ndërtesën me bombola

Një shqiptar mbajti peng banorët e një ndërtese në Itali për disa dhjetëra minuta, duke kërcënuar se do të shpërthente bombolat e gazit. U desh ndërhyrja e karabinierëve për të mposhtur sulmuesin.

Incidenti ndodhi mbrëmjen e sotme në Acate të italisë. Një shtetas shqiptar (me shumë mundësi me probleme mendore), u tërbua, duke kërcënuar të pranishmit se do ta hidhte në erë ndërtesën.

U deshën gjashtë anëtarë të karabinierëve për ta mposhtur dhe për ta trajtuar nga ndihmësit mjekësorë. Fatmirësisht, përvec panikut të banorëve, asnjë nuk u lëndua.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI