Flash

Dy aksidente në Lushnje, një mjet u përplas me barrierën e hekurit

Lapsi.al 3 September 2025
Dy aksidente në Lushnje, një mjet u përplas me barrierën e

Dy aksidente rrugore ndodhën njëri pas tjetrit pranë zonës së njohur si “Pushimi i shoferit” në Lushnjë, duke shkaktuar një të plagosur.

Një aksident zinxhir ndodhi në kahun e lëvizjes drejt Fierit, ku një mjet tip Caddy përplasi një Benz nga mbrapa, i cili më pas goditi një tjetër Benz. Si pasojë, një person u plagos dhe u transportua me urgjencë në spitalin e Lushnjës.

Aksidenti tjetër ndodhi në kryqëzim, ku një mjet tip Skoda përfundoi tek barriera e hekurt, por fatmirësisht pa pasoja për jetën e drejtuesit. Të dyja ngjarjet shkaktuan dëme materiale dhe rënduan qarkullimin në zonë.

Policia rrugore ndërhyri për të stabilizuar trafikun, ndërsa policia shkencore po dokumenton ngjarjet. Kryqëzimi i “Pushimit të shoferit” mbetet një pikë problematike në autostradën Lushnjë-Fier. Zgjidhja përfundimtare pritet nga realizimi i projektit të mbetur në mes, që parashikon ndërtimin e mbikalimeve për lidhjen Krutje–Divjakë.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Vendi ynë në orët e para të mëngjesit dhe mesditës parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku herë pas here pritet zhvillim i tyre duke g...

07:18

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI