Flash

Dalin PAMJET/ Si u kthye lokali në Korçë në arenë përleshjeje me disa të plagosur

Lapsi.al 3 September 2025
Dalin PAMJET/ Si u kthye lokali në Korçë në arenë

Mediat kanë publikuar sot pamjet e sherrit masiv në një lokal në Korçë, që la pas tre të plagosur mbrëmjen e 31 gushtit. Pamjet tregojnë momentet e konfliktit, si pasojë e të cilit mbetën të plagosur me thikë tre persona.

Në pak minuta, sherri verbal u kthye në një konfrontim fizik që degradoi deri në përdorimin e thikës si dhe në hedhje të karrigeve të lokalit kundrejt njëri-tjetrit dhe përdorimit të shkopave të bejsbollit.

Gjithçka ndodhi brenda ambienteve të lokalit, ku ishin edhe klientë të tjerë, të cilët u larguan të tmerruar. Deri më tani janë arrestuar 9 persona, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të rritet numri i të arrestuarve pasi po kryhen ende veprime për të identifikuar persona të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë tek ky sherr masiv.

Dyshohet se edhe të plagosurit janë pjesë e të arrestuarve. E gjithë ngjarja thuhet se erdhi për motive banale dhe nën efektin e alkoolit. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI