Flash

"Çdokush bën zgjedhjet e veta": Bajrami shkoi te Zvicra, Kumbulla i bën dalje

Lapsi.al 3 September 2025
"Çdokush bën zgjedhjet e veta": Bajrami shkoi te Zvicra,
Ardian Bajrami dhe zgjedhja e tij për të mos përfaqësuar më Shqipërinë por Zvicrën ka qenë pjesë më e rëndësishme e vigjiljes së miqësores me Gjibraltarin. Zgjedhja e lojtarit të harruar nga Sylvinho është shënjestruar edhe nga Marash Kumbulla në konferencën për shtyp përpara miqësores. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare ka dhënë opinionin e tij për situatën e krijuar me largimin e Adrian Bajramit. “Gjithsecili bën zgjedhjet e veta. Ne mendojmë për grupin që është këtu, lojtarët që janë me Shqipërinë dhe nuk do mendojmë fare për lojtarët që nuk duan, nuk vijnë, apo kanë bërë një zgjedhje tjetër".

Lexo më tej: Bajrami braktis Shqipërinë për Zvicrën: befasohet Sylvinho, po lojtarin e humbëm vetë

Vetëm pasi u pozicionua në lidhje me çështjen Bajrami, Kumbulla u ndal te sfidat e shtatorit, miqësoren me Gjibraltarin dhe atë kualifikuese me Letoninë: "Kemi parë videot dhe i kemi analizuar gabimet që kemi bërë në ndeshjet me Letoninë e Serbinë, edhe pse nuk pësuam gol. Do i përmirësojmë, kemi pasur kohë për të punuar. Tani do kemi mendjen për Gjibraltarin dhe pastaj të shohim për ndeshjen me Letoninë". Në fund edhe një deklaratë dashurie për fanellën, shumë sensistive në situatën e krijuar pas largimit të Bajramit drejt Zvicrës, pasi nuk u aktivizua asnjë minutë në ndeshje zyrtare prej 3 vjetësh. "Jam gjithmonë gati për Shqipërinë, se Kombëtarja është e të gjithëve. Normalisht të gjithë duan të luajnë për Kombëtaren. Jam në dispozicion të trajnerit, ekipit dhe të shohim përzgjedhjet e trajnerit”, tha ndër të tjera Kumbulla.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI