Flash

Berisha: Rroga minimale nuk rritet, kurse çmimet janë stratosferike

Lapsi.al 3 September 2025
Berisha: Rroga minimale nuk rritet, kurse çmimet janë stratosferike

Kreu i Partisë Demokratik, Sali Berisha duke folur në një konferencë për gazetarët theksoi rrogat minimale që nuk rritet dhe çmimet që janë stratosferike. Lideri i opozitës theksoi gjithashtu se Shqipëria ka pagën minimale më të ulët, ndërkohë që rroga e lartë e zyrtarëve është e jashtëzakonshme dhe e papërballueshme për qytetarët e thjeshtë.

"Por prisni, ka edhe tjetrën. Kjo tabelë, ky grafik, çfarë tregon? Tregon se ndër të gjitha vendet evropiane, Shqipëria ka pagën minimale më të ulët. Ndërkohë që Shqipëria ka pagën maksimale, asnjë njeri në Ballkan, asnjë president, asnjë kryeministër, asnjë gjykatës, asnjë prokuror nuk merr rrogën e Altin Troplinit. Jo, nuk i merr 7 mijë euro. Rroga 7 mijë euro nuk njihet në Ballkan.

Por ku është problemi tjetër? Në qoftë se nga viti 2023 në vitin 2025, rroga minimale nuk janë rritur, thotë Eurostat- mos dëgjoni gënjeshtrat e edi Ramës dhe INSTAT-it të Edi Ramës- nuk janë rritur thotë, çmimet janë stratosferike. Pyesni ju një amvisë, shkon dhe blen ilaçin për lavatriçe 35 euro pakon, në një kohë kur në Gjermani DASH shitet me 17-18 euro. Shkoni blini djathin. Jo, pse mora këtë, ju garantoj se me këto çmime, do plasë morri në të katër anët e vendit. Dhe zgjebja.

Kush është ai që mund të lajë? Kjo është një çmenduri mo. Në qoftë se ti e shet ilaçin larës me 35 euro... Domethënë, çfarë do hanë njerëzit nëse blejnë në këtë mënyrë. Jo, nuk e dini ju këtë. Kthehemi në vitin 1992.

Shqipëria përjetoi epideminë e zgjebes në mbarë vendin. Nuk mund ta blejë ai më. 35 euro për një DASH pluhur.

Shikoni djathin, e keni tre herë më shtrenjtë se në SHBA. E keni dy herë e gjysmë më shtrenjtë se në Greqi. Po këto janë gjërat më elementare. Pra, rroga minimale mbetet ajo, në një kohë kur të gjitha mjetet e higjienës, të gjitha produktet ushqimore rriten mbi mesataret e çmimeve në BE. Kjo është e vërteta," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI