Flash

Përfundojnë homazhet për Dhimitër Anagnostin

Lapsi.al 2 September 2025
Përfundojnë homazhet për Dhimitër Anagnostin

Homazhet për regjisorin e shquar shqiptar, Dhimitër Anagnosti kanë përfunduar. Ikona e kinematografisë shqiptare do të varroset në Vuno të Himarës.

Dhimitër Anagnosti u nda nga jeta ditën e djeshme, ndërkohë qeveria shpalli të martën ditën zie. Ndër filmat e tij më të njohur janë “Lulëkuqet mbi mure”, “Përrallë nga e kaluara”, “Kthimi i ushtrisë së vdekur”, “Gurët e shtëpisë sime”, “Gjoleka, djali i Abazit”, me të cilin u nderua me dy çmime ndërkombëtare në Itali.

Shuarja e Anagnostit, i cilësuar si "babai" i kinematografisë shqiptare, lë pas një trashëgimi të vyer në artin shqiptar. Të shumtë ishin figurat publike, jo vetëm të artit por edhe politikës, që përcollën mesazhe ngushëllimi, duke vënë theksin te kontributi i jashtëzakonshëm që dha ai në artin shqiptar

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI