Flash

Kos mesazh qeverisë: Nuk ka rrugë të shkurtra, liria e medias e panegociueshme

Lapsi.al 2 September 2025
Kos mesazh qeverisë: Nuk ka rrugë të shkurtra, liria e medias e

Komisionerja Europiane për Zgjerimin, Marta Kos, përcolli dje një mesazh të fortë nga Forumi i Bledit në Slloveni, ku mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama.

Komisionerja e BE-së theksoi se procesi i integrimit europian për vendet e Ballkanit Perëndimor nuk ka rrugë të shkurtër dhe se prioritet mbetet zbatimi i reformave, forcimi i shtetit të së drejtës dhe garantimi i lirisë së medias. “Që të jemi në gjendje të pranojmë këto vende, ato duhet të zbatojnë reformat. Sundimi i ligjit dhe media e lirë janë të panegociueshme”, deklaroi Kos.

Ajo përmendi se procesi nuk ka të bëjë vetëm me vendimmarrjen në Bruksel, por edhe me mbështetjen që qytetarët e vendeve kandidate japin për integrimin. Sipas saj, udhëheqësit politikë duhet të tregojnë vizion dhe të vendosin interesin e reformave mbi politikën e ditës.

“Ky proces nuk mund të jetë i suksesshëm pa udhëheqës që i shtyjnë qytetarët drejt këtij qëllimi. Duhen udhëheqës që i vendosin reformat mbi punët e përditshme, që dinë si t’i zgjidhin çështjet dypalëshe dhe së treti, që besojnë se është detyra e tyre t’i shtyjnë qytetarët e vendeve të tyre në këtë pikë të butë që të kuptohet se vërtet po lëvizet, po ecet përpara.

Anëtarësimi nuk ka të bëjë vetëm me atë që bëjmë neve në Bruksel, ka të bëjë edhe me sa e mbështet publiku, parlamenti dhe shoqëria civile. Nuk ka rrugë të mesme. Borrell tha se në 2030 të dyja vendet duhet të jenë gati. Ne që t’i pranojmë këto shtete, duhet t’i realizojnë. Nuk ka rrugë të shkurtra. Të gjitha këto duhen përmbushur. Kos paralajmëroi se ndryshimet gjeopolitike e bëjnë integrimin edhe më urgjent, duke përmendur forcat e jashtme që përpiqen të dështojnë procesin europian, përfshirë ndikimin rus në Moldavi".

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të martë

Ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Era do të fryjë me drejt...

07:13

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI