Flash

Itali/ Zbulohet administratori i faqes që postonte foto seksiste të Meloni

Lapsi.al 2 September 2025
Itali/ Zbulohet administratori i faqes që postonte foto seksiste të

Një burrë 45-vjeçar që jeton në Firence thuhet se është administratori i faqes së internetit Phica.eu, e cila ka qenë në qendër të skandalit që përfshinte foto të vjedhura të politikanëve, personave me ndikim dhe aktoreve.

Lajmi u publikua nga Domani, e cila zbuloi emrin e burrit, Vittorio Vitiello, mbi të cilin thuhet se po përqendrohet hetimi. I lindur në Pompeii dhe pronar i një kompanie të vogël në Itali që nga viti 2023, Vitiello është, sipas hetimeve, është administratori i faqes së internetit www.Phica.eu.

45-vjeçari është marrë në pyetje tashmë në Firence pasi kryebashkiakja Sara Funaro ngriti një ankesë. Fotot e kryebashkiakes, së bashku me ato të figurave të tjera politike, përfunduan në faqen e internetit Phica.eu me komente seksiste dhe vulgare.

Prokuroria e Romës zhvilloi një takim lidhur me rastin e fotove të vjedhura të publikuara në faqen e internetit Phica dhe grupin e Facebook-ut "Mia moglie" pa pëlqimin e subjekteve, të shoqëruara me komente seksiste.

Hetuesit dhe u takuan për afërsisht dy orë me Zëvendës Prokurorin Giuseppe Cascini, i cili së shpejti do të japë informacione lidhur me ngjarjen. Më pas do të hapet një dosje për këtë çështjeje. Ndër krimet që mund të hetohen nga prokurorët e Romës janë përhapja e paligjshme e imazheve ose videove me përmbajtje seksuale, shpifja dhe zhvatja.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI