Flash

Tatimet do nisin në tetor planin për sektorin e ndërtimit, në fokus edhe kleringu

Lapsi.al 1 September 2025
Tatimet do nisin në tetor planin për sektorin e ndërtimit,

Administrata Tatimore do të nisë nga tetori 2025 një Plan Operacional të dedikuar për sektorin e ndërtimit, me qëllim intensifikimin e kontrolleve dhe monitorimin e praktikave financiare në këtë sektor, përfshirë edhe përdorimin e kleringut.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve mësohet se Plani Operacional, që pritet të fillojë në tetor 2025, do të zbatohet pas një faze informimi prej rreth 30 ditësh dhe do të përqendrohet në adresimin e risqeve fiskale specifike të sektorit të ndërtimit.

Administrata Tatimore do të bëjë publike objektivat dhe qasjen e këtij plani përmes kanaleve zyrtare të komunikimit.

Plani operacional për sektorin e ndërtimit do të nisë pas përfundimit të kontrollit për sektorin e turizmit.

Sipas dokumentit të publikuar nga Tatimet, Plani Operacional në sektorin e turizmit synoi rritjen e të ardhurave dhe formalizimin e sektorit, përmes disa objektivave kyçe, si:

Rritje e TVSH-së së paguar në sektorin e turizmit, me normë tatimore 6% ku objektivi është 20% rritje e të ardhurave nga sektori i turizmit. Rritje në numrin e tatimpaguesve deklarues TVSH në turizëm (Akomodim, Bar-restorante) që kanë normë standarde TVSH-je ku objektivi është 10%. Monitorimi i pagesave me qëllim parandalimin e krijimit të borxhit të ri tatimor, përfshirë detyrimet për TVSH dhe tatimet e tjera të lidhura me aktivitetin ekonomik. Formalizimi i sektorit të turizmit, përmes reduktimit të numrit të subjekteve të paregjistruara apo të regjistruara dhe janë pasivë që ushtrojnë aktivitet ekonomik në mënyrë të parregullt; Formalizimi i aktivitetit të stacioneve të plazhit (çadra, shezllone, etj.) pa kontratë të lidhur me autoritetet përkatëse etj.

Monitorimi u krye me bazë risku nëpërmjet analizave të statusit të tatimpaguesve, analiza e tatimpaguesve me sjellje devijonte, si p.sh me dorëzimin e deklaratave me vlerë zero, rënie e theksuar e xhiros krahasuar me periudhën e mëparshme, përsëritje e vonesave për shlyerjen e detyrimeve etj. Analiza e riskut përfshinte edhe krahasimin e xhirove dhe krahasimin e numrit të punonjësve të deklaruar deri në 2 vitet e fundit.

Po ashtu tatimet miratuan në muajin qershor nivelet e pagave referuese për profesion në sektorin turizëm, me qëllim identifikimin e tatimpaguesve me risk. Sipas listës së publikuar për 45 profesione në sektorin e turizmit, paga minimale për kamerierët në restorante, bare dhe hotele nuk duhet të jetë më pak se 70,000 lekë në muaj.

Pagat referencë fillojnë nga 55,000 lekë për pozicione si punëtor pastrimi plazhi apo roje parkimi dhe arrijnë 130,000 deri në 140,000 lekë për kryekuzhinierët, shefat e pastiçerive apo pozicioneve të tjera të larta në zinxhirin e shërbimit./Monitor.al

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, çka sjell një ditë kryesisht të kthjellët dhe me mot të qëndrueshëm në pjesën më t...

07:32

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI