Flash

Sherri në një lokal në Korçë, shkon në 9 numri i të arrestuarve

Lapsi.al 1 September 2025
Sherri në një lokal në Korçë, shkon në 9 numri i

Policia ka sekuestruar të gjitha pamjet filmike nga lokali në zonën e parkut të Korçës, ku mbrëmjen e 31 gushtit ndodhi një sherr masiv mes 2 grupeve që përfundoi në plagosjen me thikë të 3 personave.

Sherri masiv, mes 2 grupeve shoqërore në lokal, nisi fillimisht me përplasje verbale dhe më pas ka degraduar në hedhje të karrigeve të lokalit kundrejt njëri-tjetrit dhe përdorimit të shkopave të bejsbollit. Ilir Shuku, Dritan Pine, dhe Gersi Dervishi, dyshohet se kanë përdorur thika gjatë përleshjes, duke plagosur 3 persona.

Burime nga policia konfirmojnë se deri më tani janë arrestuar 9 persona, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që të rritet numri i të arrestuarve pasi po kryhen ende veprime për të identifikuar të tjerë që mund të kenë qenë të përfshirë në këtë ky sherr masiv. Në mesin e të arrestuarve janë edhe vëtë të plagosurit, të cilët dje u raportuan jashtë rrezikut për jetën nga policia.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të hënë

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme, çka sjell një ditë kryesisht të kthjellët dhe me mot të qëndrueshëm në pjesën më t...

07:32

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI