Flash

Sherr me kushëririn, vritet i riu shqiptar në Angli

Lapsi.al 1 September 2025
Sherr me kushëririn, vritet i riu shqiptar në Angli

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur më 29 gusht në Leeds të Anglisë, ku një konflikt mes dy kushërinjve shqiptarë ka përfunduar me vrasjen e njërit prej tyre.

Sipas policisë britanike dhe raportimeve të mediave angleze, ngjarja ndodhi pasditen e së premtes në rrugën Cardigan Road, Headingley, ku 26-vjeçari Elsiado Marku u qëllua për vdekje me thikë. Ai u shpall i vdekur në vendngjarje nga autoritetet.

Vritet i riu shqiptar në Angli pas sherrit me kushëririn, në

Për këtë ngjarje është arrestuar kushëriri i tij, Eljon Markaj, 31-vjeç, i cili u paraqit në Gjykatën e Magjistratëve të Leeds të hënën. Ai akuzohet për vrasje dhe mbajtje të një arme të ftohtë në publik. Aktualisht, ai ndodhet në paraburgim.

Policia britanike ka bërë thirrje që kushdo që ka informacion mbi rastin të kontaktojë me autoritetet. /LAPSI.al

Të këshilluara

Pak kemi mësuar nga Adriani!

Udhetimet në Jug ishin galdimi i Borgesit. Ai njihte në ato fluturime shume vende, zakone e kultura. Gezonte si femijë atyre visoreve, adhuronte veçanerisht Jap...

18:47

ide

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.21

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI