Flash

Serie A, goditjet e ditës së fundit në merkato: nga Akanji te Inter te Rabiot kuqezi

Lapsi.al 1 September 2025
Serie A, goditjet e ditës së fundit në merkato: nga Akanji te

Dita e fundit e merkatos ka qenë mjaft e lëvizur për skuadrat e Serie A që u angazhuan deri në sekondën e fundit. Ndër goditjet më të rëndësishme të ditës së fundit të sesionit veror është rikthimi në Serie A i Rabiot, mesfushori i ri i Milanit, Akanji që kalon nga Manchester City te Interi për të zëvendësuar Pavard që u largua dhe Hojlund që nis aventurën e tij të dytë në Itali duke veshur fanellën e Napolit.

Juventusi u angazhua ndërkohë për të pritur dyshen Zhegrova e Openda: sulmuesi belg vjen në huazim me detyrim blerjeje me kushte të caktuara, për një total prej 45 milionësh, ndërsa kosovari u mor nga Lille për 20 milionë plus 5 bonuse.

Akanji te Interi, shifrat e marrëveshjes

Zikaltërit zyrtarizuan goditjen në ditën e fundit të merkatos duke ndryshuar të gjitha kartat në mbrojtje. Chivu do të presë Akanji në huazim nga Manchester City për 2 milionë euro, plus 15 për blerjen që bëhet e detyrueshme në rast fitimi të titullit. Në të njëjtën kohë Interi përshëndeti Pavard, i kaluar në huazim te Marseille.

Juve, vijnë Zhegrova dhe Openda

Merkatoja e Juves mori përshpejtim pikërisht në ditën e fundit ku u finalizuan dy blerje. Bardhezinjtë mbyllën për Zhegrovën, i ardhur nga Lille për 20 milionë euro plus bonuse, dhe edhe për Openda që kompleton sulmin. Belgu u mor me formulën e huazimit me detyrim blerjeje me kushte të caktuara, për një total prej 45 milionë euro.

Atalanta mbyll për Musah

Edhe Atalanta u lëviz para gongut për të pritur Musah që kreu vizitat mjekësore me klubin në pasdite. Mesfushori do të kalojë te Dea me një huazim me pagesë prej 4 milionë eurosh plus 25 milionë të drejtë blerjeje.

Milan, shifrat për ardhjen e Rabiot

Massimiliano Allegri i bëri vetes një dhuratë të fundit për ditën përfundimtare të kësaj merkatoje duke përqafuar sërish një ish-pupil të Juves. Rabiot është kthyer në Itali pasi ishte lënë jashtë skuadre te Marseille: mesfushori kreu të gjitha vizitat ndërkohë që ishte në grumbullim me Francën dhe vjen te kuqezinjtë me transferim përfundimtar për 10 milionë euro.

Napoli-Hojlund, gjithçka e bërë

Pas ditësh negociatash Hojlund ka firmosur kontratën e tij me Napolin: të kaltërit e morën me një huazim me pagesë prej 5 milionë eurosh, plus 40 milionë për blerjen që do të bëhet e detyrueshme në rast kualifikimi në Champions League sezonin e ardhshëm. Në kontratën e tij pesëvjeçare është e pranishme edhe një klauzolë lirimi prej 90 milionësh e vlefshme nga viti 2027.

Operacionet e merkatos të ditës së fundit të tratativave, të gjitha goditjet e mbyllura

Rodriguez Camejo Juan Martin, nga Penarol te Cagliari

Posch Stefan, nga Bologna te Como

Santos Silva Diego Carlos, nga Fenerbahce te Como

Faye Mikayil Ngor, nga Stade Rennais te Cremonese

Sarmiento Morante Jeremy Leonel, nga Brighton te Cremonese

Lickunas Adrian, nga Perugia te Cremonese

Lamptey Tariq Kwame Nii Lante, nga Brighton te Fiorentina

Onana Onana Jean Emile Juni, nga Besiktas te Genoa

Yildiz Veis, nga Bayern Munich te Hellas Verona

Williamson Joachim Estevan, nga Grasshopper te Inter

Akanji Manuel, nga Manchester City te Inter

Esteban Sanchez Francisco, nga Betis Sevilla te Lecce

Samb Thioune Ablaye, nga Ettelbruck Etzella te Milan

Rabiot Adrien, nga Olympique Marseille te Milan

Odogu David Uyoyo, nga Wolfsburg te Milan

Elmas Eljif, nga Leipzig te Napoli

Barido Francisco Martin, nga Juventus te Napoli

Højlund Rasmus Winther, nga Manchester United te Napoli

Almeida Semedo Afonso, nga Braga te Parma

Varali Ludovico, nga Hellas Verona te Parma

Barb-Dudan Marco, nga Rapid Wien te Sassuolo

Cheddira Walid, nga Napoli te Sassuolo

Coulibaly Woyo, nga Leicester te Sassuolo

Nkounkou Niels Patrick, nga Eintracht Frankfurt te Torino

Biondi Marco Lucio, nga Djurgårdens IF te Torino

Perez Adam Alejandro, nga Real Betis te Torino

Uhasz Martin, nga Vasas Akademia K.F.T. te Torino

Zeppieri Michael Anthony, nga Pescara te Torino

Zanoli Alessandro, nga Napoli te Udinese

Gueye Idrissa, nga Metz te Udinese

Zhegrova Edon, nga Lille te Juventus

Openda Ikoma-Lois, nga Leipzig te Juventus

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI