Flash

Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare, Dhimitër Anagnosti

Lapsi.al 1 September 2025
Ndahet nga jeta në moshën 89-vjeçare, Dhimitër Anagnosti

Ka ndërruar jetë në moshën 89-vjeçare regjisori i madh, Dhimitër Anagnosti.

Lajmin e trishtë e ka bërë me dije vajza e tij, Juna Anagnosti përmes një postimi në rrjete sociale, teksa ka shkruar se pas një lëngimi të gjatë iu bind ligjit të jetës.

“Lamtumirë Dhimitër Anagnosti, regjisori i jetes sone! Pas nje lëngimi te gjate ju binde ligjit te jetes! Lamtumirë babush!”, ka shkruar ajo.

Anagnosti konsiderohet si një nga mjeshtrat më të mëdhenj të ekranit shqiptar.

Ai ishte regjisor i filmave që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën kolektive si “Lulëkuqet mbi mure”, “Përrallë nga e kaluara”, “Gjoleka, djali i Abazit", dhe dhjetëra të tjerë.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI