Flash

Berisha: Opozita ndodhet para frontit më të gjerë dhe më të vështirë të betejës

Lapsi.al 1 September 2025
Berisha: Opozita ndodhet para frontit më të gjerë dhe më

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se opozita ndodhet para frontit më të gjerë dhe më të vështirë të betejës në tërë ekzistencën e saj. Duke folur në konferencë me gazetarët Lideri i opozitës theksoi gjithashtu se PD do bëjë çdo përpjekje për rikthimin e votës së lirë dhe desorosifikimin e vendit.

"Pyetja është shumë e drejtë. Siç keni konstatuar ju, nga data 20 mars gjer sot, çdo vendim i institucioneve të administrimit të zgjedhjeve është marrë në favor të PS. Nga 20 marsi gjer sot, të gjitha shkeljet e mëdha të ligjit, të gjitha krimet elektorale janë injoruar totalisht me gjithë qindra e mijëra dokumente zyrtare, janë injoruar nga narkopolicia, janë injoruar nga institucionet e shqyrtimit të ankesave, KQZ-ja, janë injoruar tërësisht nga Altin Troplini. Të gjitha.

Çdo vendim i atij që quhet Kolegj Zgjedhor ka qenë kundër opozitës. Megjithatë, thjesht dhe strikt për procedurë, ne kemi paraqitur rastet në Kolegj, të bindur se ai do i qëndrojë me besnikëri të madhe partisë shtet. Opozita ndodhet para frontit më të gjerë dhe më të vështirë të betejës në tërë ekzistencën e saj. Ajo duhet të bëjë çdo përpjekje për rikthimin e votës së lirë tek shqiptarët dhe desorosifikimin e Shqipërisë.

Nuk ka vend tjetër në Europë dhe në botë që të jetë shndërruar në kopshtin e Sorosit si Shqipëri. Prandaj një front i dytë, por kësaj here ne jemi të inkurajuar dhe vlerësojmë faktin se për herë të parë në histori, presidenti Donald Trump i shpall këta persona dhe rrjetin e tij organizatë kriminale. Dhe ka përcaktuar edhe aktin ligjor mbi të cilin ata do të hetohen," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI