Flash

Berisha nga SPAK: Bashkëpunimi i Dumanit me krimin do marrë ndëshkimin e merituar

Lapsi.al 1 September 2025
Berisha nga SPAK: Bashkëpunimi i Dumanit me krimin do marrë

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka treguar mesazhin që ka lënë ditën e sotme në SPAK. Gjatë zbatimit të masës së sigurisë, Berisha nga SPAK-u ka deklaruar se bashkëpunimi i Dumanit me krimin do marrë ndëshkimin e merituar. Më tej, Berisha thekson se të gjithë politikanët që bashkëpunojnë me krimin, dukë përmendur këtu Taulant Ballën dhe Ulsi Manjën, po mbrohen nga Dumani.

"Shënimi i sotëm: Zëvendëskreut të krimit monstruoz elektoral, Altin Troplinit. Klodiana, nuk mund të quhet ndryshe ky, pas aktit të tij të shëmtuar të fshehjes në xhep dhe të mosekzekutimit të urdhrit të arrestit për Troplinët gjersa ata u arratisën. Ndaj dhe sot e përgjithmonë ai do mbetet në analet si Altin Troplini. Dhe avokatit më kryesor të karteleve qeveritare të drogës.

Ju jeni dëshmitarë se unë kam paraqitur këtu para jush bashkëpunimin e ngushtë të Taulant Ballës me Suel Çelën. Bisedën e tyre të famshme telefonike ku i thotë Suel Çelës se ne po e arrestojmë kundërshtarët e tu dhe ju do jepni votat që ne kërkojmë. Dhe ky pakt u zbatua. Dhe bisedën tjetër ku Suel Çela i thotë Taulant Ballës, se me një... nëmos gabohem Dritan Hallullin, do të shkosh dhe të nxjerrësh nga burgu dy terroristë të vërtetë, të cilët i vunë në shalën e biçikletës tritolin Lulzim Kullës, dhe tritoli ra në tokë dhe shpërtheu në mes të qytetit dhe mund të kishte shumë viktima.

Dhe këta të dy, Tao shkoi dhe i liroi bashkë me Hallullin, i cili është diku në KLGJ apo në KLP. Ju jeni dëshmitarë se si Altin Hajri i thotë Çyrbes së tij shih pak, merrja masat një fije atij Olsit, se ai u tregua burrë i mirë, duke përdorur emrin e një Olsi, Olsi Ramës, për Ulsi Manjën. Ai nuk ishte Olsi Rama, por ishte Ulsi Manja. Dhe ju e keni vënë re se si i ndërron kostumet Ulsi Manja. Garderoba e tij është me nj numër të pafundëm kostumesh, sepse siç bëri Altin Hajri, bënë edhe hajrat e tjerë. Pra të gjitha këto mbrohen me vendosmëri nga Altin Troplini. Por i siguroj se bashkëpunimi i tij me krimin do të marrë ndëshkimin e merituar. Kjo është çka unë lashë aty," tha Berisha.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI