Lexo më tej: Sylvinho lë Berishën në shtëpi se “Dajsinani luan me këmbë”: ja pse nuk vjen Ismajli
23 vjeçari ka informuar FSHF-në për vendimin e tij, pasi kishte marrë ftesën nga Sylvinho. Braziliani pastaj, për të plotësuar listën, ka thirru mbrojtësin Maldin Kacurri, i cili do të bashkohet me skuadrën në kampin stërvitor të kuqezinjve në Malaga gjatë të hënës dhe do të vihet në dispozicion për këto dy ndeshje. Kacurri, i cili ka qenë më parë pjesë e ekipeve kombëtare të moshave U-17, U-19 dhe U-21 të Shqipërisë, ftohet për herë të parë në Kombëtaren A.Ndryshime në listën e Kombëtares
Para ndeshjeve të shtatorit me Gjibraltarin dhe Letoninë Sylvinho detyrohet të ndryshojë dhe jo vetëmk për zgjedhjen e Adrian Bajramit. Departamenti i Komunikimit në FSHF bën me dije se në vend të Ylber Ramadanit, i cili nuk do të jetë pjesë e Kombëtares për shkak dëmtimi, është thirrur Enis Çokaj, mesfushor i Levadiakosit në kampionatin grek, që ka qenë edhe më parë pjesë e Kombëtares A, ku numëron 5 ndeshje. Pjesë e Kombëtares për dy ndeshjet e shtatorit nuk do të jetë as Ernest Muçi, i cili ka vuajtur nga dhimbje të mesit me shenja të inflamacionit të diskut. Pas konsultimit me stafin mjekësor të klubit dhe doktorin e Kombëtares, është vendosur që ai të mos thirret për këto ndeshje. Trajneri Sylvinho ka vendosur të thërrasë sulmuesin Cristian Shpendi, i cili grumbullohet për herë të parë me Kombëtaren A, pas aktivizimeve me ekipet kombëtare të moshave U-19 dhe U-21.? Ndryshime në listën e Kombëtares para ndeshjeve me Gjibraltarin dhe Letoninë ?? Më tepër, në ????.???https://t.co/DrC5RXIYfG
— FSHF (@FSHForg) September 1, 2025