Neymar luan rregullisht me Santos: “Kam qenë i pezulluar, jo i dëmtuar”
E vështirë të mendohet se Neymar nuk do të kishte mundur të luante për Brazilin në prag të dy sfidave të fundit për mbylljen e kalendarit të kualifikimeve botërore, duke qenë se në fundjavën e fundit kampioni brazilian zbriti rregullisht në fushë me fanellën e Santos përballë Fluminenses së mikut Thiago Silva, ndeshje që përfundoi pa gola. Duke shpjeguar situatën e tij, larg problemeve fizike. “Kundër Bahia, të dielën e kaluar, nuk do të kisha luajtur për shkak të një pezullimi,” shpjegoi Neymar pas ndeshjes, “dhe për këtë arsye ramë dakord të më linim pushim në stërvitje, për t’u rikuperuar sa më mirë”. Pastaj goditja e bujshme ndaj Ancelottit.Neymar përgënjeshtron teknikun Ancelotti
Çështja e mungesës së Neymar në Brazilin e Ancelottit ka nxitur një mori komentesh në atdhe, me lojtarin që hodhi në tavolinë “gurësh të rëndë”, duke hapur edhe më tej debatin mbi zgjedhjet e trajnerit të ri. “Mendoj se jam përjashtuar nga grumbullimi i Seleçaos për arsye teknike. Nuk jam i dëmtuar, besoj se zgjedhja nuk ka të bëjë fare me gjendjen time fizike. Ishte një vendim i trajnerit.” Fjalë që në Brazil kanë jehuar tashmë si një thumbim helmues ndaj Ancelottit, i mohuar krejtësisht për arsyet që kishte dhënë në konferencë për shtyp."Fiquei de fora por opção técnica mesmo, não tem nada de condição física" Neymar falou sobre o gol anulado no último minuto e falou sobre não ter sido convocado por Ancelotti para a Seleção. E aí, o que achou? #Santos #Neymar #Fluminense #seleçãobrasileira pic.twitter.com/DSxP0MvZwb
— ge (@geglobo) August 31, 2025