Flash

"Putin, një grabitqar" Von der Leyen udhëton në kufijtë e BE me Rusinë

Lapsi.al 31 August 2025
"Putin, një grabitqar" Von der Leyen udhëton në

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, nuk i kurseu etiketimet ndaj Vladimir Putinit gjatë një vizite në kufirin e Polonisë me Bjellorusinë të dielën.

“Ai është një grabitqar,” tha von der Leyen. “Duhet të mbajmë ndjenjën e urgjencës, sepse e dimë që Putini nuk ka ndryshuar dhe nuk do të ndryshojë.”

Kryetarja e Komisionit ndodhet në një turne në shtatë vende të ashtuquajtura “shtete në vijën e parë”, për t’i siguruar ato mbi mbështetjen e BE-së kundër agresionit rus. Udhëtimi i saj përkon me përpjekjet e shtuara të presidentit amerikan Donald Trump për të ndërmjetësuar një armëpushim në luftën e Putinit kundër Ukrainës, e cila tani ka hyrë në vitin e katërt.

Përveç Polonisë, von der Leyen po viziton Finlandën, Estoninë, Lituaninë dhe Letoninë — të gjitha shtete që ndajnë kufi me Rusinë ose Bjellorusinë — si dhe Bullgarinë e Rumaninë, në atë që përbën nismën e saj më të madhe diplomatike mbi sigurinë dhe mbrojtjen e BE-së që nga fillimi i pushtimit të plotë rus të Ukrainës në fillim të vitit 2022.

Von der Leyen dhe kryeministri polak Donald Tusk vizituan Ozierany Male, pranë një seksioni të një gardhi elektrik të sapopërfunduar në kufirin polako-bjellorus.

Tusk tha se kufiri ishte “po aq i rëndësishëm” sa ëndrra e çlirimit nga “dominimi sovjetik” 45 vjet më parë, duke iu referuar përvjetorit të marrëveshjes historike të 31 gushtit 1980.

“Polonia, Evropa, NATO, Shtetet e Bashkuara duhet sërish, ashtu siç bëmë dikur, ashtu siç ndjemë mbështetjen e të gjithë Perëndimit 45 vjet më parë kur u themelua "Solidariteti", të jenë sot shumë të ashpra, vendimtare dhe të tregojnë solidaritet ndaj kësaj versioni të ri të perandorisë së së keqes,” tha Tusk.

Ai shtoi se von der Leyen kishte ardhur në kufirin polako-bjellorus “për të gjetur argumente për të bindur të gjithë në Evropë se ky është kufiri që duhet ta mbrojmë dhe në të cilin duhet të investojmë edhe para europiane.”

Kreu i qeverisë polake tha gjithashtu se autoritetet e sigurisë kishin rekomanduar anulimin e konferencës për shtyp në kufi për shkak të pranisë së trupave bjelloruse aty pranë, por Tusk dhe von der Leyen vendosën ta zhvillonin gjithsesi.

“Jemi këtu gjithashtu për të treguar këtë vendosmëri të vërtetë europiane,” tha Tusk.

Presidentja e Komisionit tha se në javët e ardhshme, ekzekutivi i BE-së do të përgatisë një plan veprimi se si të investohen fonde shtesë në qëndrimin mbrojtës të BE-së, i cili do të diskutohet në Këshillin Europian në fillim të tetorit.

Më vonë të dielën, von der Leyen do të ndalet në Bullgari për t’u takuar me kryeministrin Rossen Jeliazkov, ndërsa të hënën do të përmbyllë turin e saj me vizita në Rumani për t’u takuar me presidentin Nicușor Dan dhe në Lituani, ku do të takohet me presidentin Gitanas Nausėda.

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI