Flash

Përgjaket e diela/ Dy të rinj humbin jetën në aksident në Peqin (PAMJET)

Lapsi.al 31 August 2025
Përgjaket e diela/ Dy të rinj humbin jetën në aksident

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen e 2 të rinjve ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në hyrje të qytetit të Peqinit.

Mësohet se automjeti tip “Volkswagen Golf”, me targë AB433PE, me të cilin udhëtonin të rinjtë, ka dalë nga rruga në vendin e quajtur “Ura e Teqes” dhe është përplasur me shkallët anësore të një banese.

Si pasojë e përplasjes së fortë, mbetën të vdekur dy të rinj. Viktimat janë Gabriel Agron Lluca, 24 vjeç, banues në Peqin dhe drejtues i mjetit, si dhe Denis Zeqir Korbi, 24 vjeç, gjithashtu banues në Peqin.

Image

"Rreth orës 02;00 në hyrje te Peqinit tek “Ura e Teqes” ka ndodhur një aksident mjeti tip W Golf ka dalë nga rruga është përplasur me shkallët anësore të një banese ku në mjet kanë qenë 2 persona G. Ll., 24 vjec banues në Peqin, drejtuesi i mjetit dhe D. K. 24 vjec banuese në Peqin.

Të plagosurit janë nisur me ambulancë në spitalin e Elbasanit por fatkeqësisht ndërruan jetën në spital. Aksidenti ka ndodhur pas mesnate, ndërsa shkaqet nuk dihen. Grupi hetimor i policisë ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave" - trhuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al

[caption id="" align="alignnone" width="900"]Image Gabriel Lluca[/caption]

 

[caption id="" align="alignnone" width="900"]Image Denis Korbi[/caption]

Të këshilluara

Stuhia, ndërpriten fluturimet në Rinas

Mesditën e kësaj të shtune kryeqyteti është përfshirë nga moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. Stuhia e fuqishme ka shkaktuar dhe ndërpr...

14:32

Stuhia godet vendin, policia apel shoferëve

Nisur nga moti i keq me erë të fortë, shi e stuhi në disa qarqe të vendit, Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregoj...

14:09

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI