Flash

I dënuar në Shqipëri/ Kapet në Hungari Auroni me dy mbiemra

Lapsi.al 31 August 2025
I dënuar në Shqipëri/ Kapet në Hungari Auroni me dy mbiemra

Auron Hajdini, alias Auron Hysaj, 45 vjeç, është arrestuar në kuadër të operacionit ndërkombëtar "The Wanted" në Budapest, me qëllim ekstradimin në Shqipëri. Ai ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Tiranë e kishte dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “vjedhje me dhunë”.

Në vitin 2013, Hysaj, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka dhunuar rojën e një pusi nafte dhe i ka marrë një sasi nafte, një automjet, një armë gjahu, një celular dhe disa dokumente. Nga dënimi, i ka mbetur për të kryer 3 vjet burg.

"Finalizohet një tjetër fazë e operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin me qëllim ekstradimi, të shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Kapet në Budapest dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, një shtetas i dënuar me 5 vjet burgim, për vjedhje me dhunë.

Falë informacionit të siguruar nga Departamenti i Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit dhe i shkëmbimit të tij me Policinë hungareze, nëpërmjet Interpol Tiranës, u bë i mundur arrestimi në Budapest, me qëllim ekstradimi në Shqipëri, i shtetasit shqiptar: Auron Hajdini alias Auron Hysaj, 45 vjeç.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me vendimin e datë 21.02.2024, e ka dënuar me 5 vjet burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të kryer 2 vjet, 11 muaj e 16 ditë.

Në vitin 2013, ky shtetas në bashkëpunim me shtetas të tjerë, ka dhunuar rojën e një pusi nafte dhe i kanë marrë një sasi nafte, një automjet, një armë gjahu, një celular dhe disa dokumente.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me autoritetet hungareze, vijon punën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të 45-vjeçarit, në Shqipëri" - thuhet në njoftimin e policisë. /LAPSI.al

Të këshilluara

Stuhia, ndërpriten fluturimet në Rinas

Mesditën e kësaj të shtune kryeqyteti është përfshirë nga moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe erëra të forta. Stuhia e fuqishme ka shkaktuar dhe ndërpr...

14:32

Stuhia godet vendin, policia apel shoferëve

Nisur nga moti i keq me erë të fortë, shi e stuhi në disa qarqe të vendit, Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregoj...

14:09

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI