Flash

Protestat masive, udhëtimi i Vuçiç drejt Kinës në pikëpyetje!

Lapsi.al 30 August 2025
Protestat masive, udhëtimi i Vuçiç drejt Kinës në

Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot në një tjetër përpjekje për të përmbyllur procesin e konstituimit, i cili ka mbetur pezull për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb.

Në seancën e mbajtur më 26 gusht, deputeti i Listës Serbe, Sllavko Simiq, nuk arriti të marrë votat e nevojshme në tri raunde votimi për të zënë postin e nënkryetarit. Më pas, kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit, Dimal Basha, vendosi që procedura të vijonte përmes shortit, siç parashihet edhe në rregulloren e Kuvendit.

Megjithatë, edhe kandidatura tjetër nga komuniteti serb, Nenad Rashiq, nuk arriti të sigurojë votat e mjaftueshme në raundin pasues. Për Rashiqin, i cili ka kandiduar sërish, kjo e sotmja do të jetë tentativa e tretë – dhe sipas rregullores, e fundit – për të marrë mbështetjen e deputetëve.

Gjatë seancës së 26 gushtit, Dimal Basha u zgjodh kryetar i Kuvendit me 73 vota pro, 30 kundër dhe tetë abstenime. Në të njëjtën ditë, u zgjodhën edhe nënkryetarët nga partitë kryesore shqiptare: Albulena Haxhiu (LVV), Vlora Çitaku (PDK) dhe Kujtim Shala (LDK), ndërsa nga komunitetet joserbe, nënkryetare me rotacion u zgjodh Emilia Rexhepi.

Pas dy përpjekjeve të pasuksesshme për të zgjedhur përfaqësuesin serb në kryesinë e Kuvendit, edhe sot procesi pritet të zhvillohet përmes shortit, në përputhje me procedurat ligjore dhe rregulloren në fuqi.

Të këshilluara

Moti sot, reshje shiu në të gjithë vendin

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme nga depërtimi i masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore. Moti parashikohet ...

08:15

Izraeli pretendon se ka vrarë kreun e ISIS

Izraeli pretendon se udhëheqësi i ISIS është eliminuar gjatë një sulmi ajror vdekjeprurës në Gaza. Llogaria zyrtare X e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit thotë ...

21:04

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI