Flash

Penallti e humbur, gol i anuluar e tre të kuq: Egnatia e Elbasani, 1-1 mes polemikave

Lapsi.al 30 August 2025
Penallti e humbur, gol i anuluar e tre të kuq: Egnatia e Elbasani, 1-1 mes

Egnatia dhe Elbasani kanë mbyllur në një barazim 1-1 një ndeshje të çmendur ku ka ndodhur gjithçka, sidomos në minutat e fundit të saj ku takimi u tensionua duke bërë që tre lojtarë të dilnin me të kuq.

Sfida ishte e luftuar, me Elbasanin që kundërsulmoi disa herë rrezikshëm me Diallo, derisa gjeti golin e me këtë të fundit. Egnatia u përgjigj në pjesën e dytë duke imponuar ritmin e vet, teksa gjeti golin me Xheferson.

[video width="644" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/08/68b3473eea30f.mp4"][/video]

Por nga ai moment ndeshja u tensionua teksa me radhë ishin Lulaj, Fangaj e Xheferson që u ndëshkuan me të kuq. Ky i fundit shkaktoi penallti duke i dorëzuar mundësinë Loukili të godiste nga pika e bardhë. Futbollisti i Elbasanit gaboi pasi u ndal nga Dajsinani, Lajthia shtyu më pas topin në rrjetë, por pa t’i anulohej goli për një lëvizje më të shpejtë te momenti i penalltisë.

[video width="648" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/08/68b3555edce07.mp4"][/video]

Kjo i vuri vulën një ndeshje shumë dramatike që tregoi një paradhënie të një rivaliteti të ndezur mes këtyre dy skuadrave që janë mes atyre që do të tentojnë t’i shkojnë deri në fund kampionatit.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI