Flash

Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për “votimet e fundit” për nënkryetarin serb

Lapsi.al 30 August 2025
Kuvendi i Kosovës mblidhet sot për “votimet e fundit”

E shtuna, sot, mund të jetë dita e fundit që Kuvendi voton përmes shortit për të zgjedhur nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb.

Deputetët sot mund të përballën me vetëm tri opsione. Në votim mund të nxirren dy deputetë të Listës Serbe – Igor Simiq e Miljana Nikoliq – si dhe ai i Partisë së Pavarur Liberale, Nenad Rashiq. E Rashiqi, që ka marrë më së shumti vota si kandidat i komunitetit serb, ka vetëm një votim të mundshëm në dispozicion.

Në këtë seancë, Kuvendi mund t’i konsumojë të gjitha kandidaturat e mbetura të deputetëve të komunitetit serb për postin e nënkryetarit të pestë. Pa një kandidat të mbetur për votim, Kuvendi nuk do të ketë arsye për mbajtje të seancave të tjera, pasi që pika e vetme e rendit të ditës është ajo e zgjedhjes së nënkryetarit serb.

Për ta shmangur një situatë të tillë, në Institutin e Kosovës për Drejtësi, që e bën monitorimin e punës së Kuvendit, kanë rekomanduar që në seancën e radhës, kryetari Dimal Basha ta përsërisë votimin në pako të të dy nënkryetarëve nga komunitetet pakicë.

Melos Kolshi nga ky Institut, ka thënë se kjo mënyrë do t’i rikuperonte shkeljet kushtetuese që i ka konsumuar kryetari Basha, me ndarjen e procedurës së votimit për nënkryetarët e pakicave.

“IKD-ja kërkon nga Kryetari i ri i Kuvendit që në vazhdimin e seancës konstituive, të përsëritet procedura e votimit të nënkryetarëve nga komunitetet dhe procesi të zhvillohet në përputhje me Kushtetutën, Rregulloren e Kuvendit dhe aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese. Nënkryetari nga komuniteti serb dhe nënkryetari nga komunitetet e tjera joshumicë, pas pranimit të propozimeve me shkrim, duhet të votohen së bashku, në pako”, është shprehur Kolshi për KTV-në të premten.

Kjo çështje e ka lënë peng krijimin e legjislaturës së re. E përmbylljen urgjente të konstituimit të Kuvendit e ka kërkuar të premten presidentja, Vjosa Osmani. Ajo tha se pret nga deputetët që të gjejnë një zgjidhje që është në përputhje me Kushtetutën.

“Që Kuvendi të konstituohet urgjentisht, që qeveria të zgjidhet po ashtu urgjentisht, çdo ditë e humbur është ditë e humbur për Kosovën, për popullin e saj, për perspektivën tonë euroatlantike, kështu që shpresoj që të gjendet një zgjidhje në përputhje me Kushtetutën”, ka thënë ajo.

Në garë për nënkryetar Kuvendi nga radhët e komunitetit serb kanë mbetur tre deputetë dhe janë edhe gjashtë runde votimi. Në votim mund të nxirren dy deputetë të Listës Serbe – Igor Simiq e Miljana Nikoliq – si dhe ai i Partisë së Pavarur Liberale, Nenad Rashiq. Afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit do të përfundojë më 17 shtator.

Kolshi nga IKD thotë se nuk është e përcaktuar se çfarë mund të pasojë nëse Kuvendi nuk konstituohet deri në këtë datë, por thekson se zgjedhjet nuk mund të shihen si opsion automatik.

“Problemi që ka sjellë këtë situatë nuk lidhet me mungesën e legjitimitetit popullor, por me mungesën e vullnetit politik për të respektuar Kushtetutën, Rregulloren e Kuvendit dhe aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese, si dhe me shkeljen e qëllimshme të këtyre normave gjatë procesit të konstituimit”, ka deklaruar ai.

Të martën pas më shumë se 4 muajsh ngërç politik, deputetët e kanë zgjedhur kryetar Kuvendi, deputetin Dimal Basha. Në të njëjtën ditë i kanë zgjedhur edhe nënkryetarët e Kuvendit nga radhët e tri partive më të mëdha shqiptare, Albulena Haxhiun nga LVV, Vlora Çitakun nga PDK e Kujtim Shalën nga LDK, si dhe e kanë zgjedhur nënkryetaren nga radhët e grupit multietnik, Emilja Rexhepi. Procesi i përmbylljes së konsituimit ka ngecur te zgjedhja e nënkryetarit nga komuniteti serb. Me kërkesë të grupit multietnik për mosvotim në pako të nënkryetarëve të pakicave, kryetari i Kuvendit e ka ndarë procedurën e cila është vlerësuar jokushtetuese nga partitë parlamentare të Kuvendit.

Lista Serbe ka paralajmëruar që për këtë çështje do të ankohet në Gjykatën Kushtetuese.

Afati kushtetues për konstituimin e Kuvendit do të përfundojë më 17 shtator./koha.net

Të këshilluara

Moti sot, reshje shiu në të gjithë vendin

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme nga depërtimi i masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore. Moti parashikohet ...

08:15

Izraeli pretendon se ka vrarë kreun e ISIS

Izraeli pretendon se udhëheqësi i ISIS është eliminuar gjatë një sulmi ajror vdekjeprurës në Gaza. Llogaria zyrtare X e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit thotë ...

21:04

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI