Flash

Kultivuan lëndë narkotike në Krujë, arrestohen dy persona

Lapsi.al 30 August 2025
Kultivuan lëndë narkotike në Krujë, arrestohen dy persona

Ditën e sotme në fshatin Larushk të Krujës janë arrestuar dy persona dhe është shpallur në kërkim një tjetër, pasi kultivonin kanabis në dy parcela. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 bimë narkotike, ndërsa pjesa tjetër e bimëve u asgjësua nëpërmjet djegies.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër rast i kultivimit të bimëve narkotike, në kuadër të planit operacional policor antikanabis “Koordinata”.

Gjenden të kultivuara, në dy parcela në fshatin Larushk, 50 bimë narkotike Cannabis Sativa. Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe shpallet në kërkim 1 tjetër (familjarë), autorë të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, si rezultat i kontrolleve të kryera në kuadër të planit operacional “Koordinata”, goditën një tjetër rast të kultivimit të bimëve narkotike, si rezultat i të cilit u vunë në pranga shtetasja L. T., 63 vjeçe dhe një shtetas 15 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi Y. T., 47 vjeç (familjarë).

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas janë autorë të kultivimit të 50 bimëve narkotike në dy parcela në fshatin Larushk. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 10 bimë narkotike, ndërsa pjesa tjetër e bimëve u asgjësua nëpërmjet djegies. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI