Flash

Kërkohej për vrasje, i riu kapet te "Komuna e Parisit"

Lapsi.al 30 August 2025
Kërkohej për vrasje, i riu kapet te "Komuna e Parisit"

Kid Kazazi, një 30 vjeçar me banim në Kavajë dhe i shpallur në kërkim për vrasje të mbetur në tentativë, është arrestuar nga shërbimet e Komisariatit Nr.2 në Tiranë. Ai është lokalizuar në zonën e "Komunës së Parisit" dhe është prangosur bashkë me një person tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore të shpallur në kërkim për tentativë vrasje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Danger".

Si rezultat i këtij operacioni, në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”, është kapur Kid Kazazi, 30 vjeç, banues në Kavajë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurimit personal "Arrest në burg", për veprën penale "Vrasja në rrethana cilësuese", mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”.

30-vjeçari, me datë 30.05.2025, në Fllakë, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti ku udhëtonin 3 shtetas. Ai ka qëlluar me breshëri drejt makinës ku ndodhej Arbër Goreja, i cili mbeti i plagosur, kurse dy fëmijët e mitur që ai kishte me vete, fatmirësisht shpëtuan.

Kid Kazazi ka qenë dhe ish-kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike në Kavajë. Në Tiranë, në zonën e "Komunës së Parisit", 30 vjeçari është ndaluar në makinë me Ferhat Kajën, i cili rezulton se është pronar i rrjetit të lokaleve "Stockholm".

Ferhat Kaja, 31 vjeç, është arrestuar gjithashtu nga efektivët, sepse nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka përkrahur dhe ndihmuar Kid Kazazin të fshihej. Gjatë kontrollit fizik, atij i është gjetur dhe një sasi municioni luftarak.

Ndërkohë, gjatë operacionit janë sekuestruar dy dokumente të falsifikuara. Ato rezultojnë se përdoreshin nga Kid Kazazi dhe i janë dhënë policëve prej tij në momentin e ndalimit. Bëhet fjalë për një kartë identiteti dhe një patentë që kur janë verifikuar, kanë rezultuar se ishin të falsifikuara dhe me të dhënat e një shtetasi tjetër.

Njoftimi i plotë i Policisë së Tiranës - 30 Gusht 2025

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2 në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi me rrezikshmëri të lartë shoqërore të shpallur në kërkim për tentativë vrasje, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar "Danger".

Si rezultat i këtij operacioni, në zonën e quajtur “Komuna e Parisit”, është lokalizuar dhe kapur shtetasi K. K., 30 vjeç, banues në Kavajë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Durrësit i ka caktuar masën e sigurimit personal "Arrest në burg", për veprën penale "Vrasja në rrethana cilësuese", mbetur në tentativë dhe “Armëmbajtja pa leje”. 30-vjeçari, me datë 30.05.2025, në Fllakë, për motive të dobëta, ka qëlluar me armë zjarri drejt një automjeti ku udhëtonin 3 shtetas.

Në vijim të operacionit është arrestuar dhe shtetasi F. K., 31 vjeç, i cili ndodhej bashkë me 30-vjeçarin në një automjet. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se ky shtetas ka përkrahur dhe ndihmuar 30-vjeçarin të fshihej.

Në momentin e ndalimit 30-vjeçari i ka paraqitur punonjësve të policisë dy dokumente identifikimi(kartë Id dhe leje drejtimi) me të dhënat e një shtetasi tjetër, të dyshuara të falsifikuara. Ndërsa, gjatë kontrollit fizik 31-vjeçarit i gjetën një sasi municioni luftarak.

Shtetasi K. K, iu kalua DVP Durrës për veprime të metejshme.

Të këshilluara

Moti sot, reshje shiu në të gjithë vendin

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme nga depërtimi i masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore. Moti parashikohet ...

08:15

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI