Flash

IGJEUM njoftim për motin e keq: Reshje të dendura dhe rënie temperaturash

Lapsi.al 30 August 2025
IGJEUM njoftim për motin e keq: Reshje të dendura dhe rënie

Instituti i Gjeoshkencave ka publikuar një njoftim lidhur me situatën e motit të keq që ka mbërthyer të gjithë vendin. Në njoftim thuhet se sot dhe nesër priten reshje intensive në qarqet Lezhë Durrës dhe Tiranë. Në qarkun e Shkdorës, Dibrës, Elbasanit, Vlorës dhe Gjirokastrës priten reshje mesatare deri lokalisht intensive.

Bëhet me dije se në të gjitha qarqet reshjet do të shoqërohen me shtrëngata. Ndërkohë temperaturat do të shënojnë rënie.

PARASHIKIMI METEO:

RESHJET

Sot pasdite (e shtunë, dt. 30) dhe nesër (e diel, dt. 31) priten reshje intensive në qarqet Lezhë Durrës dhe Tiranë. Në qarqet Shkodër, Dibër, Elbasan, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Në qarkun Kukës dhe Fier priten reshje mesatare, ndërsa në qarqet e tjerë priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata në të gjitha qarqet.

Shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve, për momente të shkurtra, mund të krijojnë probleme të ndryshme, si dhe vërshime të ujit në zonat urbane, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarqet Shkodër, Kukës, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier dhe Vlorë.

TEMPERATURA

Nesër (e diel, dt. 31) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

  • në bregdet: 19 / 23 °C
  • në vendet e ulëta: 18 / 26 °C
  • në vendet malore: 14 / 24 °C

ERA

Sot pasdite (e shtunë, dt. 30) dhe nesër (e diel, dt. 31) era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, për momente të shkurtra deri e fortë në bregdet dhe zonat malore.

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e shtunë, dt. 30) pritet rrezik “I ULËT” në qarqet Kukës, Dibër, Elbasan, Korçë dhe Gjirokastër, ndërsa në qarqet e tjerë pritet nivel “S’KA RREZIK”. Nesër (e diel, dt. 31) pritet nivel “S’KA RREZIK” në të gjithë qarqet.

Të këshilluara

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI