Flash

Debuton Teuta në Arenën e Demave, e pret Partizani: tre ndeshje delikate në Superiore

Lapsi.al 30 August 2025
Debuton Teuta në Arenën e Demave, e pret Partizani: tre ndeshje
Kampionati Abissnet Superiore do të dhurojë një tjetër esencë të tij sot, për të kuptuar më mirë forcën dhe kapacitetet e skuadrave, edhe pse ka edhe një debutim, duke qenë se Teuta ende nuk ka zbritur në fushë me ndeshjen e javës së parë kundër Dinamos të shtyrë për në 5 shtator. Tre ndeshje ngrenë siparin e javës së dytë të Abissnet Superiore, me Bylis që do të zbresë i pari në fushë në orën 16.00 për të pritur Flamurtarin. Me ndeshjen të këmbyer nga Vlora në Ballsh kuqezinjtë nuk mund të lejojnë hap të dytë fals, sidomos pas asaj humbje të pabesueshme në Elbasan me një autogol të Rodriguez, që ka përfaqësuar dikur edhe Real Madrid. Investimet e mëdha të Idrizit e detyrojnë skuadrën të kërkojë fitoren, por një ekspert si Mirel Josa di të përballojë presionin. Bylis i tij, pas barazimit në debutim me Tiranën, do të kërkojë një tjetër rezultat pozitiv, për më tepër që luan sërish në shtëpi.

Lexo më tej: Ndryshon mënyra si vendoset titulli kampion: FSHF miraton rregulloren e Superiores

Në mbrëmje është koha e pretendentëve me Partizanin që pasi mposhti Vorën kërkon të marrë vendin e parë në renditje, përballë Teutës. Durrsakët janë skuadra e panjohur, duke qenë se nuk ka luajtu ende një ndeshje zyrtare, pas transformimit të rëndësishëm në drejtues e organikë. Milinkovic shpreson që skuadra të marrë rezultatin, por edhe të tregojë lojën, që mungoi në ndeshjen e parë. Dobi në anën tjetër synon goditjen e madhe në kryeqytet. Në Rrogozhinë, po në orën 20.00, Egnatia do të presë Elbasanin. Tetova pasi doli i mundur nga Shkodra, kërkon rikuperimin e situatës në shtëpi përballë verdhebluve, që vijnë nga fitorja në debutim. Gvozdenovic e di mire se e pret një ndeshje delikate, edhe pse kampionët në fuqi ende nuk janë kolauduar plotësisht, duke parë lëvizjet e lojtarëve që ende vazhdojnë.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI