Flash

Bleona Qereti zyrtarizon padinë ndaj Evi Kokalarit: Dua 2 milionë $ dëmshpërblim!

Lapsi.al 30 August 2025
Bleona Qereti zyrtarizon padinë ndaj Evi Kokalarit: Dua 2 milionë $

Përplasja mes këngëtares Bleona Qereti dhe aktivistes Evi Kokalari ka përfunduar në gjykatë. Përmes një njoftimi këngëtarja parashtron pretendimet e saj dhe thotë se kërkon si dëmshpërblim për cënim të reputacionit, një shumë prej 2 milionë dollarë. Padia është bërë në Gjykatën e Lartë të shtetit të New York. Më poshtë njoftimi i plotë i Bleona Qeretit.

NJOFTIM

BLEONA QERETI PADIT PËR 2 MILION DOLLAR PRANË GJYKATËS SË LARTË TË SHTETIT TË NEW YORK-UT, EVI KOKALARIN PAS FUSHATËS SË SHPIFJEVE DHE MASHTRIMIT.

Në përgjigje të fushatës së vazhdueshme të shpifjeve dhe mashtrimeve nga Evi Kokalari, më 15 gusht 2025, këngëtarja dhe artistja me famë ndërkombëtare Bleona Qereti, përmes Studios Avokatore Waymaker LLC, ka depozituar një padi në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut, Konteja Queens, duke kërkuar 2 milion dollarë dëmshpërblim.

Sfondi i ngjarjeve:

Që prej vitit 2022, Evi Kokalari ka ndërmarrë një fushatë të vazhdueshme shpifjesh, sulmesh të organizuara dhe dezinformimi ndaj Bleona Qeretit, duke shtrembëruar fakte dhe fabrikuar narrativa të rreme, me synimin për për ta minuar profesionalisht në karrierën e saj dhe personalisht duke demtuar reputacionin e saj.

Veprimet e Evi Kokalarit kanë qenë të qëllimshme, të përllogaritura dhe dashakeqe, duke shkaktuar dëm të pariparueshëm në reputacionin dhe imazhin publik të Bleonës si në SHBA ashtu edhe në Shqipëri.

Në vjeshtën e vitit 2020, pas njohjes me Bleonën, Evi Kokalari e pa këtë marrëdhënie si mundësi për të avancuar ambicjet e saj si në Shqipëri ashtu edhe në SHBA. Miqësia e rreme me Bleonën i dha asaj akses tek individë me ndikim dhe ekspozim në media, të cilat ajo i shfrytëzoi për përfitime personale.

Pasi u ndje e kercenuar nga prania dhe fama e Bleones ne rrethet e ndryshme mediatike dhe politike, per te avancuar agenden e saj Evi Kokalari ne vitin 2022 nderpret cdo marredhenie me Bleonen, dhe nis një fushatë hakmarrëse ndaj saj, duke fabrikuar e publikuar narrativa të rreme dhe duke bërë interpretim dashakeq të materialeve artistike dhe fotografive të Bleonës në rrjete sociale dhe media, me qëllim të shkaktonte polemika dhe të dëmtonte në mënyrë të parikuperueshme reputacionin e saj.

Evi Kokalari është angazhuar në sjellje të ngjashme edhe ndaj të tjerëve, por Bleona nuk do ta lejojë më që kjo të ndodhë me të duke iu drejtuar institucioneve ligjzbatuese.

Veprimet e Zj. Kokalari kanë përfshirë:

• Publikimin dhe amplifikimin e deklaratave shpifëse degraduese në rrjete sociale dhe media, për ta minuar profesionalisht dhe izoluar personalisht

• Denigrim të Bleonës në rrethin e individëve në rrjetin e saj profesional dhe personal

• Dezinformim të figurave politike amerikane dhe shqiptare, për interes personal dhe në dëm të Bleonës

• Tentativa për bojkotim të eventeve ku Bleona ka qenë e përfshirë

• Shantazh dhe presion ndaj individëve me ndikim, me synim përfitime financiare dhe ekspozim publik

Dëmi i shkaktuar

Kjo fushatë shpifjesh ka qenë thellësisht dëmtuese duke shkaktuar dëme në imazhin e Bleones, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal.

Shpifjet e vazhdueshme kanë prekur jo vetëm karrierën ndërkombëtare të Bleonës, por kanë shkaktuar dhimbje të thella emocionale për të dhe familjen e saj, të cilët janë detyruar të përjetojnë këto sulme të ulëta në sytë e publikut. Miliona njerëz kanë lexuar publikimet dashakeqe të znj. Kokalari.

Si pasojë, shumë njerëz nuk e shohin më për atë që është realisht, por përmes një lenteje të shtrembëruar të ndërtuar qëllimisht prej saj.

Bleona ndan shtëpinë me prindërit e saj dhe ka qenë një dhimbje rrënuese për të, t’i shohë prindeti e saj të vuajnë sulmet dhe mashtrimet publike, ndërkohë që vajza e tyre tërhiqet pa të drejtë në një cirk mediatik.

Dëmtimi i nderit apo figurës morale nuk shuhet lehtë apo harrohet në kulturën shqiptare.

Njollosja e reputacionit mbetet e pashlyeshme dhe ndjek individin përgjithmonë, duke mbetur e u ngulitur në perceptimin kolektiv të publikut.

Znj. Kokalari e njeh mirë këtë realitet kulturor dhe e ka përdorur si armë, duke ndërtuar mbi shpifje e gënjeshtra për të shkaktuar sa më shumë dëme ndaj Bleonës dhe për të avancuar interesat e saj personale.

Deklaratat e Zj. Kokalari nuk kanë asnjë bazë faktike dhe e ka bërë në dijeni të plotë këtë.

Qëndrimi i Bleonës:

Bleona Qereti deri më sot ka zgjedhur të mos i përgjigjet publikisht sulmeve të pabaza, por nuk mund të qëndrojë më në heshtje.

Përmes kësaj padie, ajo kërkon vendosjen e përgjegjësisë ligjore ndaj sjelljes dashakeqe të Zj. Kokalari dhe rivendosjen e së vërtetës duke kërkuar dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara dhe mbajtjen e përgjegjësisë nga Zj. Kokalari për narrativat e rreme.

“E vërteta është e dokumentuar, dëshmitarët janë të shumtë dhe është koha që kjo sjellje të marrë zgjidhje ligjore. Publiku ka të drejtë të njohë faktet e plota dhe të mos mashtrohet nga dezinformimi.” – Bleona Qereti

Të këshilluara

Stuhia godet vendin, policia apel shoferëve

Nisur nga moti i keq me erë të fortë, shi e stuhi në disa qarqe të vendit, Policia e Shtetit apelon edhe njëherë për të gjithë përdoruesit e rrugës që të tregoj...

14:09

Moti sot, reshje shiu në të gjithë vendin

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme nga depërtimi i masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore. Moti parashikohet ...

08:15

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI