Flash

Zbulohet lista, Sylvinho kokëfortë: akoma jashtë Berisha, asnjë çudi për Letoninë

Lapsi.al 29 August 2025
Zbulohet lista, Sylvinho kokëfortë: akoma jashtë Berisha,
Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka shpallur listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit shtator, miqësoren ndaj Gjibraltarit dhe sfidën kualifikuese të Kupës së Botës kundër Letonisë. Dëmtimi i Alen Sherrit nuk ka bërë asnjë diferencë, me brazilianin që lë jashtë përsëri portierin e Haecken Etrit Berisha. I vetmi lojtar i kampionatit shqiptar është Dajsinani, me portierin e Egnatias të thirrur për të zëvendësuar shkodranin e Frosinones. Pjesa tjetër janë zgjedhjet e zakonshme të teknikut kuqezi Sylvinho që ka thirrur 25 futbollistë, duke përfshirë edhe Ardian Bajramin. Në sulm ka vend për Brojën, pavarësisht se sulmuesi ka luajtur vetëm një ndeshje në Kupë me Burnley. Shkodrani duket i rikuperuar dhe Sylvinho shpreson shumë që të mund të përballojë 90 minuta me Letoninë.

Lexo më tej: Sylvinho gjen miqësoren 'trampolinë': me Gjibraltarin do bëhet provat për Letoninë

Transfertat e verës për Asllanin, Manajn, Kumbullën e Asanin nuk kanë ndikuar në preferencat e teknikut brazilian, që i ka thirrur lojtarët e tij për miqësoren me Gjibraltarin e më pas kualifikuesen me Letoninë.

Lista e plotë e teknikut Sylvinho

Portierë: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Mario Dajsinani Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Marash Kumbulla, Adrian Bajrami, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Ernest Muçi, Jasir Asani Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku

Grumbullimi

Grumbullimi i Kombëtares do të nisë të hënën, më 1 shtator, në Malaga, ku kuqezinjtë do të përgatiten për ndeshjen miqësore ndaj Gjibraltarit, e cila do të luhet më 4 shtator në stadiumin “Europa Point”, në orën 18:00. Më pas, më 5 shtator, Kombëtarja do të rikthehet në Tiranë për të vijuar përgatitjet në kuadër të ndeshjes kualifikuese ndaj Letonisë, që do të zhvillohet më 9 shtator, në stadiumin “Air Albania”, në orën 20:45.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI