Flash

Vjosa Osmani: Kuvendi dhe qeveria duhet të formohen sa më shpejt

Lapsi.al 29 August 2025
Vjosa Osmani: Kuvendi dhe qeveria duhet të formohen sa më shpejt

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka konsideruar urgjente konstituimin e Kuvendit të Kosovës si dhe formimin e qeverisë së re, pas zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Ajo kërkoi që të gjendet një zgjidhje në përputhje me Kushtetutën për konstituimin e legjislativit.

Osmani tha se çdo ditë e humbur në mosformim të institucioneve të reja është në dëm të popullit dhe perspektivës euro-atlantike, derisa u shpreh më e rezervuar të komentojë aspektet kushtetuese të zgjedhjes së nënkryetarit nga radhët e komuniteteve jo shumicë.

“Kuvendi të konstituohet urgjentisht, e qeveria po ashtu të formohet urgjentisht. Çdo ditë e humbur është ditë e humbur për Kosovën, për popullin e saj dhe për perspektivën tonë euroatlantike.

Shpresoj që të gjendet një zgjidhje në përputhje me Kushtetutën sa më parë që të jetë e mundur... S’po dua të jap interpretime kushtetuese në këtë situatë”, tha ajo, pas homazheve që bëri bashkë me Kryeministrin në detyrë, Kurti, te Monumenti i Personave të Zhdukur, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë.

Kosova s’ka themeluar institucionet e reja edhe pas gjashtë muajsh nga zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit. Deputetët të martën kanë zgjedhur kryetarin e Kuvendit si dhe katër nënkryetarë, mirëpo tashmë bllokada është zhvendosur te zgjedhja e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb.

Të këshilluara

Vrasja në Shkodër, identifikohet viktima

Personi në foto është 61-vjeçari Piro Prroni, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Abat të Shalës, në Shkodër. Policia ka id...

21:52

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI