Flash

Vihet në pranga autori i νrasjes së 61-vjeçarit në Shkodër

Lapsi.al 29 August 2025
Vihet në pranga autori i νrasjes së 61-vjeçarit në

Policia e Shkodrës ka arrestuar autorin e dyshuar të vrasjes së Piro Prronit, ngjarja e ndodhur një natë më parë. Në pranga ka rënë shtetasi Ndoc Maçaj, i cili mësohet se është vetë dorëzuar disa orë pas ngjarjes duke mos bërë rezistencë.

Krimi ndodhi mbremjen e djeshme në fshatin Abat të Shalës në Shkodër, ku viktimë ka mbetur 61-vjeçari Piro Prroni. Sipas informacioneve, mendohet se viktima dhe autori i dyshuar janë kushërinj me njëri-tjetrin. Paraprakisht dyshohet se shkaku ka qenë procesi për regjistrimin e tokave në Shalë, pasi të dy kanë pasur konflikt për një tokë vite më parë. Policia bën me dije se është ngritur një grup i posaçëm hetimor për të zbardhur vrasjen dhe sqaruar rrethanat e dinamikën.

Policia lokale bëri me dije mbrëmë se, “rreth orës 20:00, në fshatin Abat, Shalë, shtetasi N. M., në rrethana ende të paqarta, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri shtetasin P. P., 61 vjeç. Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes”. Sipas të dhënave, viktima ishte me banim në Tiranë dhe është kthyer në zonë pikërisht për shkak të kryerjes së procesit të regjistrimit të tokës.

Të këshilluara

Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Librazhd

Mëngjesin e kësaj të premteje, në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, është gjetur një trup i pa jetë. Viktima është Nazmi Cani, 63 vjeç. Nga hetimet fillestare ...

08:40

Parashikimi i motit për këtë të premte

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas SHMU, orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit. E...

07:24

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI