Flash

Tre plumba në zyrën e Ministrit të Brendshëm serb, reagon Vuçiç

Lapsi.al 29 August 2025
Tre plumba në zyrën e Ministrit të Brendshëm serb, reagon

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç, ka reaguar pas kërcënimit të Ministrit të Brendshëm dhe Zëvendëskryeministrit Ivica Daçiç, të cilit iu dërguan në zyrë një zarf që përmbante tre plumba.

“Ivica më tregoi për ato tre plumba. Është pjesë e punës sonë të përditshme. Policia jonë ka njerëz të mrekullueshëm dhe shpresoj se do ta zbulojnë kush mendon se është shumë i zgjuar për të bërë diçka të tillë,” u shpreh Vuçiç gjatë një vizite në Rakovicë.

Ngjarja ndodhi këtë të premte, kur gjatë kontrollit të zakonshëm të postës në ndërtesën e qeverisë, një skanim me rreze X zbuloi përmbajtjen e dyshimtë të pakos.

Ministria e Punëve të Brendshme njoftoi se zarfi ishte dërguar dy ditë më parë nga Pozharevaci dhe se tashmë policia ka identifikuar dhe lokalizuar personin që e ka dërguar.

Detaje të mëtejshme për motivet apo identitetin e dërguesit ende nuk janë bërë publike.

Të këshilluara

Izraeli pretendon se ka vrarë kreun e ISIS

Izraeli pretendon se udhëheqësi i ISIS është eliminuar gjatë një sulmi ajror vdekjeprurës në Gaza. Llogaria zyrtare X e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit thotë ...

21:04

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI