Flash

Sulmet ruse mbi Keiv/ Kallas: Putini tallet me përpjekjet për paqe

Lapsi.al 29 August 2025
Sulmet ruse mbi Keiv/ Kallas: Putini tallet me përpjekjet për paqe

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Evropian për Politikën e Jashtme dhe të Sigurisë, Kaja Kallas, deklaroi se lufta e Rusisë kundër Ukrainës mbetet tema kryesore në agjendën e Këshillit të Ministrave të Mbrojtjes të BE-së, që po zhvillohet në Kopenhagen, e cila mban presidencën gjashtëmujore të radhës të BE-së.

“Sulmet e fundit tregojnë se Putini po tallet me çdo përpjekje paqeje që po bëhet. Ajo që duhet të bëjmë është të rrisim presionin mbi Rusinë. Kjo është gjuha që ai kupton.”, u shpreh Kallas para mediave.

Si temë të dytë të diskutimit, Kallas përmendi gatishmërinë mbrojtëse të BE-së. Ajo theksoi se shtetet anëtare duhet të angazhohen më shumë në fushat ku kapacitetet janë të pamjaftueshme.

E pyetur për garancitë e sigurisë, Përfaqësuesja e Lartë sqaroi se kontributi i BE-së përfshin:

• Misionin e trajnimit

• Misionin ushtarak

• Mbështetjen për industrinë mbrojtëse të Ukrainës

Këto, sipas saj, mund të përfshijnë edhe vende neutrale. Ajo shtoi se po diskutohen ndryshime në mandatet e këtyre misioneve, për t’i përshtatur pas një marrëveshjeje të mundshme paqeje.

Kallas tha se BE-ja po përgatit një tjetër paketë sanksionesh kundër Rusisë, duke përfshirë:

“Të gjithë e kuptojnë se, me Putinin që tallet me përpjekjet për paqe, vetëm presioni ka efekt,” u shpreh Kallas.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI