Flash

Spiunuan KFOR-in, Prokuroria Speciale e Kosovës kërkon provat nga Kroacia

Lapsi.al 29 August 2025
Spiunuan KFOR-in, Prokuroria Speciale e Kosovës kërkon provat nga

Prokuroria Speciale e Kosovës ka thënë se u ka dërguar kërkesë zyrtare autoriteteve të Kroacisë për sigurimin e provave në lidhje me arrestimin e shtetases serbe të Republikës së Kosovës, ndaj të cilës dhe partnerit të saj, Prokuroria e Qarkut në Split ka hapur hetim për spiunazh.

Prokuroria njofton se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet përkatëse dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet ligjore të nevojshme në përputhje me marrëveshjet për bashkëpunim juridik ndërkombëtar.

“Lidhur me arrestimin e një shtetaseje të Republikës së Kosovës në Kroaci, ju njoftojmë se Prokuroria Speciale është në kontakt me autoritetet përkatëse. Tashmë Prokuroria u ka dërguar kërkesë zyrtare për sigurimin e provave autoriteteve të Kroacisë, në përputhje me marrëveshjet për bashkëpunim juridik ndërkombëtar. Prokuroria Speciale do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme ligjore në lidhje me këtë çështje”, kanë thënë ekskluzivisht për RTK-në nga Prokuroria Speciale.

Pas arrestimit të Ana Murganiq, nga Mitrovica e Veriut, dhe të dashurit të saj, pilot në Ushtrinë Kroate dhe pjesëtar i KFOR-it në Kosovë, organet e drejtësisë së shtetit kroat kanë vendosur për 30 ditë paraburgim. Ata u arrestuan nën dyshimin se kanë transmetuar informacione te Lista Serbe për zhvillimet në veri të Kosovës.

 

 

Megjithatë, sipas mediave kroate, skandali është edhe më i madh. Përveç mesazheve të zbuluara me të dhëna konfidenciale për KFOR-in, janë përfshirë edhe informacione të tjera sekrete. Gazeta Večernji list raportoi se Murganiq kishte qenë pjesë e EULEX-it dhe UNMIK-ut, dhe dyshohet se ishte infiltruar nga shërbimet sekrete serbe për të ndikuar në gjykimet kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Të këshilluara

Izraeli pretendon se ka vrarë kreun e ISIS

Izraeli pretendon se udhëheqësi i ISIS është eliminuar gjatë një sulmi ajror vdekjeprurës në Gaza. Llogaria zyrtare X e Forcave të Mbrojtjes së Izraelit thotë ...

21:04

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI