Flash

Shembet me shpërthim të kontrolluar resorti në Kepin e Rodonit

Lapsi.al 29 August 2025
Shembet me shpërthim të kontrolluar resorti në Kepin e Rodonit

Resorti i ish-kreut të arrestuar të IMT në Durrës, Ardian Halilit, u shemb këtë të premte me shpërthim të kontrolluar. Forcat xheniere realizuan shembjen e godinës 2-katëshe të resortit, ndërsa objektet e tjera më të vogla u shembën me fadromë.

Nga verifikimet rezultoi se Saint Michelle Residence u ndërtua pa leje në një sipërfaqe prej 5600 m2, ku përfshiheshin dhoma hoteli, 11 garsionera, pishinë, një ambient sportiv dhe një restorant, u ndërtua nga viti 2018 e në vazhdim, periudhë gjatë së cilës Halili ishte në krye të IMT-së deri në 2021.

Ndërtimet vijuan dhe pas ikjes së tij nga ky post, raporton korrespondentja e Top Channel, Vali Qyrfyçi. Halili është bashkëshorti i ish-prokurores së Durrësit, Rabiana Halili, e cila dha dorëheqjen gjatë procesit të Vetting-ut.

Që nga dita e hënë kur ka nisur aksioni për prishjen e objekteve të paligjshme në këtë pjesë të bregdetit të Adriatikut janë shembur rreth 55 objekte.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI