Flash

Platforma mashtruese TXEX mbetet aktive, anëtarët kërcënohen nëse japin informacion

Lapsi.al 29 August 2025
Platforma mashtruese TXEX mbetet aktive, anëtarët kërcënohen

Pas sinjalizimeve mediatike, Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK), me një njoftim publik, ka paralajmëruar mbi identifikimin e një rasti mashtrimi online përmes një platforme të vetëquajtur TXEX. Sipas AKSK, kjo platformë, e prezantuar si aplikacion për investime në kriptovaluta, nuk është e regjistruar dhe nuk është e licencuar në Republikën e Shqipërisë dhe si e tillë operon jashtë çdo kuadri ligjor kombëtar. Nga vëzhgimet e AKSK dhe nga denoncimet e shumta të bëra publike, konstatohet se aktiviteti i saj mbart tiparet e qarta të një skeme mashtruese digjitale.

Në vijim, Policia e Shtetit, nëpërmjet Drejtorisë së Hetimit të Krimit Kibernetik dhe Drejtorisë së Hetimit të Krimit Ekonomik e Financiar, njoftoi se ka nisur një hetim penal lidhur me një skemë të dyshuar investimesh piramidale, nëpërmjet platformave online, dhe po vijon punën intensive për dokumentimin ligjor.

Pavarësisht paralajmërimeve të institucioneve shqiptare, informacioni nga pjesëmarrësit në këtë platformë tregon se ajo vazhdon të jetë aktive në tregtim dhe në postimin e informacionit për grupin e investitorëve në aplikacionin Telegram. Në vijim të një mesazhi të mëparshëm, ku pjesëmarrësve u kërkohej të depozitonin 400 dollarë për “të verifikuar përdorimin e duhur të llogarisë”, përdoruesit kanë marrë mesazhe ku përfaqësuesi i platformës i siguron se do të mund të tërheqin fondet e tyre nga llogaria.

Madje, një mesazh tjetër paralajmëron se çdo anëtar i platformës që “shtrembëron kushtet e përdorimit ose shpërndan informacion të rremë ose negativ, do të konsiderohet si mashtrues dhe do të përjashtohet nga platforma…duke u cilësuar si përgjegjës për pasojat dhe humbjet e mundshme prej këtij përjashtimi”. Ky mesazh duket se përbën një formë presioni për të mos nxjerrë informacion publik dhe për më tepër dyshime rreth një platforme që autoritetet shtetërore e konsiderojnë si mashtruese.

Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF) deri tani nuk ka dalë me një komunikim publik rreth TXEX, por në të shkuarën ka këshilluar disa herë investitorët të mos investojnë në platforma të palicencuara në vendin tonë, duke i paralajmëruar se çdo investim në këto platforma mund të rezultojë me humbjen e të gjitha parave të investuara në mënyrë të pakthyeshme.

TXEX është një plaformë investimesh online, kryesisht në kriptovaluta, që ka karakteristikat e një skeme të qartë piramidale. Individët joshen për të investuar në të nëpërmjet platformave të komunikimit me mesazhe, si për shembull Telegram, Signal, etj.. Më tej, përdoruesit inkurajohen të tërheqin përdorues të tjerë në platformë, duke u ofruar bonuse. Herë pas here, investitorët lejohen të kryejnë tërheqje (zakonisht në shuma të vogla), për të fituar besimin e tyre dhe për ta mbajtur në këmbë skemën.

Qysh në prill të këtij viti, Autoriteti i Tregjeve Financiare në Zelandën e Re e ka përcaktuar këtë platformë si mashtruese dhe ka paralajmëruar publikun e këtij vendi të shmangë investimet në të apo në platforma të këtij lloji.

Mashtruesit shpesh imitojnë bankat, firmat e investimeve dhe ofruesit e tjerë të shërbimeve financiare për të bindur viktimën e tyre të bashkohet me një grup bisedash për këshilla investimi. Në këtë grup bisedash, viktimat inkurajohen të rekrutojnë miq dhe anëtarë të familjes dhe të bëjnë pagesa në platforma mashtruese investimi. Gjithashtu, forume në internet prej muajsh e përshkruajnë këtë platformë si qartësisht mashtruese./ MONITOR

Të këshilluara

Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Librazhd

Mëngjesin e kësaj të premteje, në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, është gjetur një trup i pa jetë. Viktima është Nazmi Cani, 63 vjeç. Nga hetimet fillestare ...

08:40

Parashikimi i motit për këtë të premte

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas SHMU, orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit. E...

07:24

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI