Flash

Nervozizmi e "tradhëtoi", kapet me drogë shqiptari në Itali

Lapsi.al 29 August 2025
Nervozizmi e "tradhëtoi", kapet me drogë shqiptari në

Autoritetet italiane kanë prangosur një 19-vjeçar shqiptar. Arrestimi i tij ka ardhur pasi të riut iu gjetën dy pako kokaine gati për shitje. Shqiptari po qarkullonte me një mjet të marrë me qira dhe sjellja e tij ngjalli dyshime tek policia.

Pas ndalimit ai u kontrollua nga polcia. Edhe mjeti gjithashtu u kontrollua ku u zbuluan dozat e kokainës, 3 gramë dhe 790 euro në kartëmonedha të vogla. Paratë dyshohet se janë të ardhura nga trafikimi i drogës.

Gjykatësi i Gjykatës së Perugias e la për detyrim paraqitjeje të riun. Mësohet se ai ndodhej në Itali me leje turistike tremujore. Metodë e cila përdoret shpesh nga trafikantët e drogës për të rekrutuar të rinj për të kryer detyrën.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI