Flash

“Jam Erion Veliaj. Një mikut tim i nevojiten 70 mijë euro", si u mashtrua biznesmeni

Lapsi.al 29 August 2025
“Jam Erion Veliaj. Një mikut tim i nevojiten 70 mijë euro",

“Përshëndetje! Jam Erion Veliaj. Një mikut tim i nevojiten 70 mijë euro. Rregullohemi bashkë diku tjetër”. Një mesazh me këtë tekst i ka mbërritur në rrjetin “Telegram” nga një numër i panjohur një biznesmeni ndërtimi në kryeqytet, më 26 shtator të vitit 2023. Pas tij nuk ishte kryebashkiaku i Tiranës, por një 28-vjeçar nga Elbasani, i cili ishte duke vënë në jetë një skemë mashtrimi.

Në vijim të komunikimit, biznesmeni me iniciale G. A. ka treguar gatishmëri t’ia dërgonte paratë te zyra në bashki. Nga bashkëbiseduesi i është kërkuar fillimisht t’i dorëzonte të hollat në Vlorë, më pas në një restorant të njohur pranë Lushnjës, e në përfundim kanë lënë si pikë takimi parkimin e një qendre tregtare pranë Kthesës së Kamzës në Tiranë.

Por, teksa ka shkuar në vendin e caktuar, personi që do të merrte paratë nuk e dinte që në çantën e vënë përpara syve nuk kishte euro, por letra, dhe se gjithçka po ndodhte para syve të oficerëve të policisë, të cilët ndërhynë dhe bënë arrestimin e tij, shkruan A2.

Pas ndalimit, personi ka komunikuar me porositësin, duke pretenduar se paratë u morën, ç’ka çoi më pas në identifikimin e katër personave të tjerë të përfshirë.

Për këtë përpjekje zhvatjeje, Gjykata e Tiranës ka fajësuar pak ditë më parë për “mashtrim” të mbetur në tentativë, të pandehurit Xhensil Qefa-Hida dhe Leonard Xhika dhe i ka dënuar me nga 3 vjet burg secilin. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 2 vjet, ndërsa për të pandehurin Xhika, gjykata pezulloi burgun dhe e la për 4 vite në Shërbim Prove.

Sipas vendimit gjyqësor të siguruar, “truri” i përpjekjes së mashtrimit ishte i pandehuri Xhensil Qefa-Hida. Ai u dënua në mungesë, pasi nuk është arrestuar. Qefa rezulton se ka kontaktuar biznesmenin, duke u hequr si Erion Veliaj dhe, nga ana tjetër, ka instruktuar Leonard Xhikën të shkonte të merrte paratë. Përmes një personi tjetër, ai i ka vënë në dispozicion Xhikës një telefon, duke e udhëzuar që ta hidhte bashkë me numrin pas takimit me biznesmenin.

Në deklarimet e tij, Xhika ka pretenduar se kishte komunikuar në “Telegram” me Qefën, i cili i kishte kërkuar të shkonte të merrte një porosi në Tiranë tek një person, një shumë prej 20 mijë eurosh, nga të cilat mund të mbante 3 mijë.

Në të njëjtën dosje, gjykata fajësoi edhe tre persona të tjerë. Mikel Panxhi, Xhonatan Xhaferri dhe Petro Ferzaj u dënuan përfundimisht me nga 8 muaj burg për “moskallëzim krimi”. Sipas vendimit, pasi ka kujtuar se ishin marrë paratë, Xhensil Qefa-Hida i ka kontaktuar, duke u kërkuar të takonin Xhikën për të marrë disa shuma parash, për t’ia çuar njerëzve të tjerë, duke mbajtur një përqindje për vete./ A2 CNN

Të këshilluara

ide

Si të shndërrohet protesta në lëvizje

Mungesa në shoqërinë shqiptare e një lëvizje shpërndërruese për sistemin politik dhe kulturor të këtyre 35 vjetëve, neoliberal neokolonialisht: ky është problemi më i madh që kemi

10:06 Rudian Zekthi

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

94.30

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI