Flash

Izraeli eleminon kryeministrin e qeverisë Houthi në Jemen

Lapsi.al 29 August 2025
Izraeli eleminon kryeministrin e qeverisë Houthi në Jemen

Kryeministri i rebelëve Houthi thuhet se është vrarë në një sulm ajror mbrëmjen e së enjtes. Ahmed Ghaleb Al-Rahwi, kryeministri i qeverisë së rebelëve Houthi, u vra mbrëmjen e së enjtes në një sulm izraelit në Sanaa. Sipas mediave, Izraeli kishte si objektiv 10 ministra të rebelëve Houthi.

Të vrarë kanë mbetur edhe personat që e shoqëronin kryeministrin e Houthi-ve. Grupi rebel ende nuk ka bërë një deklaratë publike. Operacioni në të cilin thuhet se u vra udhëheqësi i qeverisë Houthi ishte një sulm i veçantë nga bastisja izraelite.

Sanaa ka qenë objektiv i një sërë sulmesh ajrore izraelite për ditë të tëra, duke synuar vendet ushtarake dhe të sigurisë si edhe selitë e rebelëve Houthi.  Houthët janë pjesë e një koalicioni të lirshëm të grupeve të lidhura me Iranin të njohura si "boshti i rezistencës", së bashku me Hezbollahun, Hamasin dhe të tjerë. Që nga fillimi i luftës në Gaza, Houthit kanë shënjestruar anijet ndërkombëtare në Detin e Kuq. Ata janë solidarizuar me palestinezët në Gaza.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI