Flash

Goditën autobusët e tifozëve polakë, 3 të arrestuar nga tifozët e Tiranës

Lapsi.al 29 August 2025
Goditën autobusët e tifozëve polakë, 3 të arrestuar nga
Disa persona janë arrestuar pas incidenteve të ndodhura pas sfidës mes Dinamos dhe Jagiellonias mbrëmë në stadiumin Air Albania. Incidentet kanë vijuar nga përplasja mes tifozëve deri tek përdhosja e përmendores së Skënderbeut nga disa huliganë polakë. Policia ka arrestuar 3 tifozë shqiptarë, të cilët akuzohen se penguan qarkullimin e automjeteve dhe gjuajtën me sende të forta 3 autobusë që transportonin tifozët e Jagiellonias, në afërsi të Vorës. Nga 5 persona të identifikuar, 3 prej tyre janë arrestuar ndërsa janë proceduar në gjendje të lirë 2 të tjerë. Policia informon se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja”, arrestuan në flagrancë shtetasit A. M., 32 vjeç, K. S., 29 vjeç dhe Sh. S., 30 vjeç, dhe referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për 2 shtetas të mitur 17 vjeç Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, pas mesnate, në aksin rrugor “Qafë Kashar - Rinas”, kanë penguar qarkullimin e automjeteve dhe kanë gjuajtur me sende të forta, 3 autobusë që transportonin tifozët e një ekipi futbolli. Punohet për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë rast. Pas përfundimit të ndeshjes mes Dinamo City dhe ekipit polak Jagiellonia, e zhvilluar mbrëmjen e së enjtes në “Arenën Kombëtare”, kryeqyteti u përfshi nga episode dhune dhe përplasje mes tifozëve. Në afërsi të stadiumit, një nga tifozët polakë u dhunua nga një grup tifozësh shqiptarë, madje ka informacione se nje tifoz polak është shoqëruar nga policia drejt Rinasit me frakturë në krah. Personi në fjalë ishte identifikuar disa orë më parë si njëri nga huliganët që kishte përdhosur bustin e Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në sheshin qendror të Tiranës. Pamjet e këtij akti provokues ngjallën zemërim të madh në opinionin publik dhe shkaktuan reagime të ashpra. Pak më vonë, në afërsi të Rinasit, autobusi i tifozëve të Jagiellonias u bë objekt sulmi nga një grup tifozësh shqiptarë. Pati tension mes palëve, çka kërkoi ndërhyrjen e forcave të shumta të rendit për të shmangur përshkallëzimin e situatës.

Të këshilluara

Vrasja në Shkodër, identifikohet viktima

Personi në foto është 61-vjeçari Piro Prroni, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri mbrëmjen e sotme në fshatin Abat të Shalës, në Shkodër. Policia ka id...

21:52

Këngëtari Jozi reagon pas sulmit me tritol

Pas lajmeve të shumta që qarkulluan në media, ku këngëtari i njohur Jozi u përfol se ishte cak i një sulmi me tritol, artisti ka vendosur të reagojë publikisht....

20:59

Vrasje në Shkodër, viktima një 61-vjeçar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në fshatin Abat të Shalës në Shkodër këtë mbrëmje. Një person dyshohet se ka vrarë 61-vjeçarin Piro Prroni. Policia ka nisur ...

20:48

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI