Flash

Debate të ashpra në mbledhjen e këshillit bashkiak të Pogradecit

Lapsi.al 29 August 2025
Debate të ashpra në mbledhjen e këshillit bashkiak të

Mbledhja e Këshillit Bashkiak të Pogradeci është zhvilluar mes debatesh të ashpra. Pika kryesore e rendit të ditës lidhet me mundësinë e ndryshimit të statusit të kullotave të fshatit Çërravë, për t’i shfrytëzuar si terrene për panele fotovoltaike. Diskutimet mes këshilltarëve u shoqëruan me tone të larta. Disa e kundërshtuan këtë projekt duke u shprehur se kjo tokë është jetike për blegtorinë e zonës dhe se ndryshimi i statusit të saj do të përbënte shkelje të një sërë ligjesh.

Në sallë ishin të pranishëm edhe përfaqësues të banorëve të zonës. Ata shprehën hapur qëndrimin e tyre se nuk do të lejojnë kthimin e kullotave në terrene për panelet fotovoltaike. Përfaqësuesi ligjor i tyre paralajmëroi se në rast të miratimit nga Këshilli Bashkiak, do të ndiqen të gjitha hapat ligjorë për të kundërshtuar vendimin.

Sipas përfaqësuesve të Bashkisë Pogradec, dhënia me qira e këtyre tokave për investime në energji diellore do të siguronte të ardhura të konsiderueshme për buxhetin vendor, duke shtuar se kullotat nuk janë të cilësisë më të mirë.

Të këshilluara

Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Librazhd

Mëngjesin e kësaj të premteje, në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, është gjetur një trup i pa jetë. Viktima është Nazmi Cani, 63 vjeç. Nga hetimet fillestare ...

08:40

Parashikimi i motit për këtë të premte

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas SHMU, orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit. E...

07:24

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI