Flash

26 vatra zjarri të raportuara në vend, 4 mbeten ende aktive

Lapsi.al 29 August 2025
26 vatra zjarri të raportuara në vend, 4 mbeten ende aktive

Situata e zjarreve në vend në krahasim me dy ditë më parë ka pasur një intensitet më të lartë vatrash, por edhe efektivitet në shuarjen e tyre.

Gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar gjithsej 26 vatra zjarri, prej të cilave 21 vatra janë shuar, 4 vatra vijojnë aktive dhe 1 vatër është në monitorim.

Sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, janë ende aktive vatrat në fshatin Pezë-Helmës të Tiranës me disa zona, në fshatin Fage po bashkia Tiranë, në fshatin Miras të bashkisë Devoll dhe në lagjen Bojë, bashkia Krujë, ku dy vatra po përfshijnë sipërfaqe pyjore me pisha në zonë të mbrojtur. Ndërkohë, vatra e zjarrit në fshatin Delisuf, bashkia Vlorë, zona e Poros, është nën monitorim, ndërsa situata është e qetë dhe pa prani tymi.

Njoftimi i plotë i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile:

Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare Operacionale të Emergjencave Civile (QKOEC) në AKMC, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar gjithsej 26 vatra zjarri, prej të cilave:

-21 vatra janë shuar

-4 vatra vijojnë aktive

-1 vatër është në monitorim

Vatra të izoluara dhe të shuara

Është bërë izolimi i plotë dhe shuarja e zjarreve në:

Havalehas (Kuçovë), Krutje (Lushnjë), Rubjek (Shijak), Lagjja nr.10 (Korçë), Drobonik (Berat), Kotë (Selenicë), Kameras (Durrës), Martalloz (Memaliaj), Stadiumi dhe puset e naftës (Kuçovë), Fushë Milot (Kurbin), “Gjëmbi” (Selenicë), Lanabreges (Tiranë), Bogovë (Skrapar), Durisht (Tiranë), Barbullush (Vau Dejës), Bogiç-Palvar (Malësi e Madhe), Katundi i Ri (Durrës), Mjull Bathore (Tiranë), Hamallaj (Durrës), Parku Natyror Gërmenj (Kolonjë), si dhe midis fshatrave Nivicë, Salari e Dhëmblan (Tepelenë).

Vatra aktive

Aktualisht vijojnë të jenë aktive 4 vatra zjarri:

-Në fshatin Pezë Helmës, bashkia Tiranë, ku janë të pranishme disa vatra të izoluara që po mbahen në monitorim nga zjarrfikësit.

-Në fshatin Fage, bashkia Tiranë, ku zjarri është aktiv dhe në monitorim nga zjarrfikësit, forcat bashkiake dhe vullnetarët.

-Në fshatin Miras, bashkia Devoll, ku ka prani tymi në disa zona dhe rreth 100 forca janë angazhuar për shuarjen e flakëve.

-Në lagjen Boje, bashkia Krujë, ku dy vatra po përfshijnë sipërfaqe pyjore me pisha në zonë të mbrojtur.

Ndërkohë, vatra e zjarrit në fshatin Delisuf, bashkia Vlorë, është nën monitorim, ndërsa situata është e qetë dhe pa prani tymi.

Strukturat e Mbrojtjes Civile dhe Forcat e Armatosura vijojnë punën në terren në bashkëpunim me autoritetet vendore

Të këshilluara

Gjendet i pajetë 63-vjeçari në Librazhd

Mëngjesin e kësaj të premteje, në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, është gjetur një trup i pa jetë. Viktima është Nazmi Cani, 63 vjeç. Nga hetimet fillestare ...

08:40

Parashikimi i motit për këtë të premte

Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Sipas SHMU, orët me diell do të mbizotërojnë në pjesën më të madhe të vendit. E...

07:24

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI