Flash

Zbulohet data e shpalljes së qeverisë së re “Rama 4"

Lapsi.al 28 August 2025
Zbulohet data e shpalljes së qeverisë së re “Rama 4"

Edi Rama e ka gati për ta hapur zarfin e shumëpritur me emrat e skuadrës së tij të katërt, me të cilët do të qeverisë.

Met Veliu i Top Channel thotë se një "burim i besueshëm në PS", i ka treguar se kryeministri ka vendosur datën 11 shtator, ora 10:00 në Tiranë për anonçimin e ministrave të rinj.

Kjo do të thotë një ndryshim në traditën e shpalljes së tre kabineteve të shkuara qeverisëse, ndodhur përpara mbajtjes së seancës së parë konstituive.

Pra, kabineti Rama 4 do të mësohet një ditë pas betimit të deputetëve të rinj, dalë nga zgjedhjet e 11 Majit.

Askush nga ministrat aktualë nuk e di nëse do të qëndrojë në detyrë.

Dy duket se do të jenë parimet mbi të cilat Rama ka konturuar e ndërtuar skuadrën e re qeverisëse.

Së pari do të ulë në tryezën e Këshillit të Ministrave, ministra me profil të lartë teknik, kjo në shërbim të procesit të mbylljes së kapitujve të hapur.

Së dyti, Edi Rama është kujdesur të ketë në skuadër ministra me sa më pak përballje të mundshme me SPAK gjatë katër viteve të ardhshme.

Në mbledhjen e kryesisë socialiste të 11 shtatorit, po ashtu do të mësohet se kujt do t’ia besojë Rama postin e zëvendëskryeministrit, kryetarit të Parlamentit dhe kreun e Grupit Parlamentar.

Krahas ministrave të rinj, pritet edhe riformatimi i disa ministrive, të cilët brenda vetes me strukturën e sotme përfshinë shumë dikastere.

Numërimi drejt 11 shtatorit ka nisur ethe për ministrat aktualë dhe aspirantët që duan të zënë vendet e tyre.

Ama një gjë është e sigurt: Plot surpriza priten në përbërjen e Rama 4!/ TCH

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI