Flash

Të përfshirë në rrjetin e trafikut të køkainës, kapen 2 të rinjtë shqiptarë në Itali

Lapsi.al 28 August 2025

Dy të rinj shqiptarë janë arrestuar nga policia dhe karabinierët italianë në dy aksione të veçuara në Spoleto dhe Fano, ndërsa janë sekuestruar rreth 90 doza kokainë dhe valutë cash. Njëri prej tyre i arrestuar disa javë më parë, po për shitje droge.

Në aksionin e parë, karabinierët e Spoleto arrestuan në flagrancë një 23-vjeçar shqiptar pa adresë të fiksuar për posedim të lëndëve narkotike me qëllim shpërndarjen.

I riu u ndalua gjatë një kontrolli rrugor ndërsa drejtonte një automjet. Kontrolli pasues çoi në zbulimin e afërsisht 20 gramëve kokainë, të ndarë tashmë në 37 doza të vulosura. Gjithashtu u gjetën 780 euro cash, që u sekuestruan. Ndaj të riut u ndërmor masa e gjykimit të shpejtë dhe dëbimit nga rajoni i Umbrias.

Kurse në Fano u ndalua një 22-vjeçar shqiptar, i arrestuar edhe disa javë më parë për të njëjtin krim. Stacioni i policisë, i drejtuar nga Stefano Seretti, u thirr nga tregtarët në Via Gabrielli, të cilët dyshuan për lëvizjet e tij.

Oficerët e ndaluan atë në Via Papiria dhe e gjetën me 14 doza kokaine. 37 të tjera u zbuluan në motelin ‘B&B’ (Bed and Breakfast/Shtrat dhe Mëngjes), ku ai po qëndronte, informon media italiane.

U sekuestruan gjithsej 51 pako dhe 500 euro në para të gatshme. I riu, i cili erdhi në Itali me qëllim shitjen e drogës, iu ndalua nga gjykata që të jetonte në rajonin e Markes.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për këtë të enjte

Ditën e sotme në vendin tonë, masat e nxehta afrikane do të jenë presente. Kjo do të sjellë, në orët e para të mëngjesit dhe mesditës, temperatura deri në 7 gra...

07:47

Këmbimi valutor, 27 gusht 2025

Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, euro do blihet me 96.8 lekë dhe do shitet me 97.7 lekë. Një dollar amerikan do të blihet sot me 82.8 lekë dhe do shitet m...

08:36

ide

Pogradeci, si inerci e Shqipërisë së djeshme

Edi Rama po sillet sikur paqja sociale mund të rivendoset duke arrnuar modelin e vjetër të qeverisjes, ndërkohë që ata që kërkojnë dorëheqjen e tij e bëjnë këtë në emër të përmbysjes së një sistemi

19:23 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI