Flash

Operacioni në Durrës: Erald Mustafa, pjesë e grupit të 'Rrumit të Shijakut'

Lapsi.al 28 August 2025
Operacioni në Durrës: Erald Mustafa, pjesë e grupit të

Detaje të reja janë zbardhur nga aksioni i zhvilluar mbrëmjen e kaluar nga Policia në zonën e Shkozetit.

Një nga personat e arrestuar është Erald Mustafa, i njohur si pjesë e grupit kriminal të njohur si “Grupi i Rrumit të Shijakut”.

Aleksandër Laho, i njohur edhe si Pëllumb Muharremi ose Rrumi i Shijakut, është një personazh i njohur për drejtësinë shqiptare dhe i dyshuar si pjesë e krimit të organizuar.

Emri i tij doli në skenë pas një atentati mafioz në nëntor 2019 në Shkozet, ku udhëtonte bashkë me ish-prokurorin Arian Ndoja. Gjatë hetimeve për këtë atentat, u zbuluan prova për korrupsion dhe falsifikime pronash në Gjirin e Lalzit.

Një video e regjistruar me telefon nga vetë Rrumi, ku ai negocionte një ryshfet me një zyrtar publik, u bë provë kyçe për hetimet e SPAK.

Mustafa u kap në flagrancë teksa lëvizte me armë zjarri me vete në rrugët e Durrësit, duke rritur dyshimet për përfshirjen e tij në veprimtari të paligjshme dhe të dhunshme.

Ai konsiderohet një person me rrezikshmëri të lartë dhe me precedentë të mëparshëm penalë.

Po ashtu, gjatë këtij operacioni u shoqërua edhe Arbi Haxhiu, një tjetër emër i njohur për Policinë dhe me lidhje të dyshuara me grupet kriminale që veprojnë në Durrës dhe rrethina.

Të dy personat janë arrestuar, ndërsa hetimet po vazhdojnë për të verifikuar aktivitetin e tyre kriminal si dhe lidhjet me grupet e strukturuara.

Të këshilluara

ide

Ortaku besprerë i Ron Yeffetit

Fabula e përdorimit të sipërmarrëses Arieta Puca, që u promovua nga Rama, për ti hapur rrugën hyrjes në skenë të mikut të tij hebre, përbën realizimin më gjenial të të njëjtit skenar të rilindjes: “Sa më e madhe ëndrra që hidhet në treg, aq më e rëndë është goditja financiare që po përgatitet”

13:41 Andi Bushati

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

91.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI